Kemi lënë autostrada në politikën e jashtme, mos shkoni nëpër monopate
Nuk mund të mos përshëndes lajmin e mirë që ndodhi dje në Tiranë. Kryeministri në pritje Rama iu bashkua qëndrimit të kryeministrit Berisha në mbështetje të qëndrimit USA për Sirinë.
Është ky një ndër ato momente ku pala në ardhje ka mundësi të shijojë dhe të zhvillojë trashëgiminë e tjetrës. Në politikën e jashtme qeveria në ardhje, ka shumë për të shijuar.
Qeveria Berisha, la rekorde historike me vlerë shtetërore e kombëtare në politikën e jashtme.
Shqipëria u bë anëtare e NATO, me një rol aktiv në të. Në çdo mesazh nga drejtuesit më të lartë të qeverisë SHBA, nuk mungon shprehja "proud to be your partners".
Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt BE, këtë na e konfirmon Brukseli. Statusi është De Facto i marrë e do ishte dhe De Jure nëse opozita e djeshme do të kishte votuar në kohë tre ligjet.
Shqipëria është një vend me viza të liberalizuara me BE, dhe me një proces të hapur dhe me SHBA.
Shqipëria është bërë pjesë e një ndër projekteve me të jashtëzakonshme energjitike dhe të sigurisë, TAP.
Shqipëria ka një rol kyc me stabilitetin e rajonit dhe e luan atë në mënyrë konstruktive. Ky rol njihet hapur nga Ëashingtoni e Brukseli.
Këto dhe të tjera, përbëjnë jo rrugë, por autostrada të hapura që po u lihet trashëgim qeverisë në pritje.
Politika e Jashtme është e një natyre delikate, përmbysjet e revolucionet i bëjnë dëm.
Ndaj sinqerisht uroj që Kryeministri i ri me politikën e jashtme të ecë në këto autostrada, po mundi le të ecë dhe më shpejt e do ta përshëndesim, le të shijojë pa komplekse superpasurinë që po trashëgon nga ata që për 8 vjet i luftoi me çdo mjet me nder e pa nder...le ta bëjë, politka i njeh dhe këto.
Por kur ka autostrada të hapura në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, nuk ka pse ndjek monopatet e aventurizmit të improvizimit infantil, ndonjëherë bajate...tipike e një ballkanasi të mbetur mbrapa në kohë e të dalë mode.