E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret me levë 60-vjeçarin pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

Vajza e viktimës: Babain e vranë padrejtësisht, kërkojmë drejtësi

foto.phpNjë person është vrarë me grushta dhe mjete të forta në lagjen Ali Demi në Tiranë. Viktima është Gëzim Karaj, banues tek Fusha e Ali Demit. Sipas policisë, 53 vjeçari është goditur me një levë pranë një servisi afër fushës Ali Demi, ku ai punonte si mekanik. Burime nga policia e Tiranës thanë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur pa dashje makinën e një femre. Pas kësaj ka ndërhyrë i dashuri i vajzës, 30-vjeçari Artens Shehu, i cili në debat e sipër e ka goditur me levë mekanikun. Ai ka humbur jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në kokë. Policia sakaq, bëri me dije se ka arrestuar autorin e krimit.

Dëshmia

Sipas vajzave të viktimës, ai kishte marrë disa dërrasa dhe i kishte vendosur në biçikletë për ti hedhur në kazanin e plehrave. Teksa apo kalonte me biçikletë në fund të rrugës, një makinë po dilte nga parkimi, dhe sipas deklaratës së një prej vajzave të 60 vjeçarit vajza që ishte në timon po manovronte me vështirësi automjetin. Babai mbështeti biçikletën që ta linte vend, dhe e preku vetëm pak automjetin, por vajza që ishte në timon doli e inatosur dhe filloi të bërtasë. Pastaj doli dhe e ëma e vajzës duke e sharë dhe ofenduar babain. I goditën me shkelm biçikletën dhe e akuzuan se i kishte gërvishtur makinën. Por babi i qetë vazhdoi rrugën tek kazanët dhe më pas u kthye tek servisi. Pak më vonë aty vjen një djalë bashkë vajzën dhe mamanë e saj, deklaron 17 vjeçarja. Sipas saj, më pas 60 vjeçari për të qetësuar gjakrat është shprehur se do paguante çdo dëm të shkaktuar, edhe pse nuk i kishte bërë asgjë makinës. Ndër të tjera 17 vjeçarja thekson faktin se pikërisht në këtë moment kur janë përmendur paratë, autori e ka goditur babain e saj me grushta dhe levë derisa e la pa ndjenja. I bëj apel shtetit të dënojë maksimalisht autorin, pasi dhimbja jonë është e madhe, ne nuk na kthehet më babai. Ka mundur të shprehë me dënesë 16 vjeçarja në lidhje me ngjarjen. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje autori i konfliktit që i mori jetën 60-vjeçarit, ka pranuar krimin. Artenc Shehu ka treguar se e dashura e ka njoftuar për çka kishte ndodhur. Por në dëshminë e 30-vjeçarit thuhet se nga gjaknxehtësia e ka goditur me grushte viktimë, i cili është rrëzuar në tokë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›