E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidja 23 vjeçare dhunohet nga babai dhe vëllai për para

Majlinda Deneku: Nëse nuk më ndihmon shteti, do vetëflijohem

Komisariati i Policise LushnjeLushnje/Dhuna në familje nuk ka të ndalur në vendin tonë, por një ndër rastet që kalon çdo ndjeshmëri njerëzore është historia e një 23 vjeçareje invalide, nga qyteti i Lushnjës e cila prej një muaji është dhunuar dhe dëbuar nga familja e saj. Prej 30 ditësh Majlinda Deneku është dhunuar fizikisht, me mjete të forta, duke e lidhur me tel, e duke e rrahur me grushta e shkelma, nga vëllai dhe babai i saj, për shkak se ajo nuk merr pensionin e invaliditetit prej 9500 lekësh(të vjetër) para, që shërbejnë si të vetmet të ardhura për të jetuar, në familjen e invalides. Fenomeni i dhunës në familje këtë herë prek edhe personat me aftësi të kufizuar e përkatësisht 23  vjeçaren e cila që nga lindja trashëgon një sëmundje të veçantë, pasi ajo ka lindur 900 gram dhe sot edhe pse është 23 vjeçe është e gjatë vetëm një metër e 35 centimetra.

Historia

Majlinda Deneku, ka lindur me deformime fizike dhe për sëmundjen e saj është evidentuar si një invalide që përfiton pension invaliditeti të pjesshëm. 23-vjeçarja ka denoncuar në komisariatin e Lushnjës babain dhe vëllain e saj pasi prej një muaji ajo gjendet në qiell të hapur duke fjetur në mullarët e fshatit. Majlinda rrëfen se është fshehur nga babai dhe vëllai që ushtrojnë dhunë mbi të dhe se prej një muaji fle ku të mundet, ndërsa mbështetje ka vetëm nënën e saj, e cila kujdeset për ta ushqyer. Dhunohem nga babai dhe vëllai. Më lidhin duart me këmbë dhe me tel dhe me dhunojnë. Më kanë larguar nga shtëpia, afërsisht prej një muaji. Unë rri përjashta në mullar të barit, aty fle, pasi nuk kam ku të shkoj, rrëfen 23-vjeçarja. Qeveria shqiptare e ka dërguar atë në Austri ku i është nënshtruar 16 operacioneve, por nuk ka mundur të përmirësohet. Sipas saj, shkak i dhunës është bërë pikërisht kjo shumë, të cilën prej dy muajsh nuk e ka marrë dhe familjarët e saj, kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi të.

Apeli

Invalidja rrëfen se arsyeja e dhunës është pensioni i invaliditetit që ka dy muaj pa u shpërndarë nga zyrat përkatëse. Babai dhe vëllai më kanë dhunuar dhe më kanë lënë 24 orë pa ngrënë për arsye se nuk ka ardhur pensioni. Jam nxjerrë jashtë nga ata pasi nuk u kam çuar para në shtëpi, thotë Majlinda. Kam bërë denoncim por policia nuk më ka mbështetur madje më kanë nxjerrë përjashta. Derisa kam takuar Prokurorin, gjykatësen dhe nënprefektin e Lushnjës zotin Florjan Danaj të cilën e falënderoj për mbështetjen që më ka dhënë, theksoi Majlinda. Në këto kushte 23-vjeçarja kërkon që shteti të ndërhyjë, dukë i dhënë atë shumë parash të destinuar për të si invalide dhe ta shpëtojë atë nga një fat mjeran në të cilin ndodhet, që tashmë i është shtuar edhe dhuna e familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›