LSI: Zgjedhjet e 2009, ne rrezik nga PD e PS

LSI paralajmeron se zgjedhjet politike te vitit 2009 jane ne rrezik, nisur nga ajo qe sekretari i pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili ne nje deklarate per shtyp e cilesoi bashkepunim krimnal PD-PS.
Zyrtari i larte i LSI tha se partia e tij nuk do te lejoje ne asnje rast qe zgjedhjet te paracaktohen ne tryeze dhe per kete qellim do te ndermarre aksione politike.
“LSI do te jete ne krye te protestave ndaj pergjegjesve per prishjen e zgjedhjeve, qe jane Rama e Berisha, dhe bashke me shqiptaret do djege te gjithe skenaret ogurzi per manipulimin e zgjedhjeve”, ka pohuar Vasili.
Komisioni i reformes zgjedhore eshte i vetmi institucion qe nuk eshte prekur nga klima konfliktuale e diteve te fundit mes dy kampeve politike, por duket se kjo ka pak rendesi per partine e dyte opozitare, e cila i adreson akuza te renda per manipulim te zgjedhjeve te ardhshme te dy partive te medha.