E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuota shtese per universitetet

Te gjithe ata qe nuk preferojne degen ne te cilen kane fituar, studentet te cilet nuk kane fituar asnje dege apo te tjere qe kane mbaruar maturen shtetrore, do te kene nje shans te trete per t’u pranuar ne universitet.

Duke plotesuar formularin A3, ata mund te provojne serish pasi per cdo dege caktohen 5 kuota te lira nga Ministria e Arsimit.

“Une sot firmos rishperndarjen e kuotave te lira, qe do te japin mundesine per ata qe s’mund te konkurronin deri dje, ne javet ne vazhdim te shkojne ne universitete. Do te shtohen 5 kuota te lira per te gjitha deget”, ka deklaruar ministri i Arsimit, Fatos Beja.

Me te favorizuarit duket se do te jene ata studente te cilet kane konkuruar ne universitetet jashte vendit, por qe nuk kane fituar. Edhe ata te cilet ne baze te pikeve jane rregjistruar ne nje dege qe nuk e preferojne, duhet te provojne serish por pa u crregjistrauar pasi rrezikojne.

Formulari A3 pritet te publikohet nga Ministria e Arsimit dhe kandidatet mund ta terheqin ate prane drejtorive arsimore. Numerohen gjithesej 7000 kandidate te cilet nuk u pranuan ne universitet per vititn akademik 2008-2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›