E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Qeveria ka frike nga prokuroria

Deputeti Spartak Ngjela, ne fjalen e tij ne seancen e sotme parlamentare ka akuzuar qeverine se po tenton te kontrolloje te gjitha institucionet e vendit.

Sipas Ngjeles, ky shtet eshte pergjegjes per nje sere shkeljes dhe kerkon te kontrolloje prokurorine pasi i druhet asaj.

“Ne kete vend tendenca tiranike qenka e forte. Nje Parlament qe merret me prokurorine ndodhet mes dy alternativash, ose vjedh dhe ka frike nga prokurori, ose ka frike nga krimi. Nga krimi kjo qeveri nuk ka frike, por ka nga prokurori pasi eshte e implikuar vet”, ka pohuar Ngjela.

Me tej avokati e ka vene theksin tek ceshtja “Fazllic”, duke e vleresuar si te pajustifikueshme mbrojtjen e qeverise me argumentin se ate e solli keshilltari amerikan i kryeministrit Berisha, Tom Rixh.

“Cili eshte Damir Fazllic? Nuk trembni dot njeri me Tom Rixh. Ky njeri le te vije me ke te doje, edhe me presidentin. Ne SHBA kane futur presidente ne burg. Ne Shqiperi nuk ka demokraci, vendi vuan nga nje qeveri uzurpatore”, ka shtuar Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›