Fullani: Masa te koordinuara kunder krizes

Duke folur ne nje interviste per VOA, Fullani ka bere te ditur se se bashku me vendet e rajonit jane ngritur disa rrjeta qe mbrojne sistemin bankar nga kriza.
“Kemi te bejme me nje krize te besimit te qytetareve tek bankat dhe kjo ben me te nevojshme nje koordinim dhe bashkerendim te masave, si dhe kerkon nje vemendje me te madhe per perspektiven e situates. Une kam marre masa per nje bashkerendim rajonal”, ka pohuar Fullani, i cili ka sqaruar edhe masat ne fjale.
“Ne kemi nje klub qe funksionon, jo vetem ai i rajonit, por edhe i suprevizionit. Gjithashtu, kemi bere ligjin e ri te sistemit bankar. Fokusi kryesor eshte rritja e transparences se bankave, rritjes se kontrollit te brendshem dhe menaxhimit te riskut. Rrjetat mbrojtese te bankave ne Shqiperi jane nje garanci e madhe per publikun per te rritur besimin ne keto institucione”, ka saktesuar Fullani.