E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, marina në gatishmëri për të identifikuar anijet

Anëtarët e njësisë elitë të marinës izraelite, "Flota 13",(e njëjta që kreu sulmin e 31 majit ku humbën jetën 9 persona) shqyrtuan dje planet për të marrë nën kontroll anijet libaneze dhe për t'i dërguar ato më pas në portin izraelit të Ashdoditm, ku ngarkesa e tyre do të kontrollohet para se të dërgohet në Gaza me rrugë tokësore.

Lëvizja shiite Hezbollah theksoi gjatë ditës së djeshme se nuk ka lidhje me organizimin e dërgimit të anijeve "për mos t'i dhënë asnjë pretekst armikut", por shtypi izraelit aludon për të kundërtën.

Ndërkohë, e përditshmja "Haaretz" thekson se Izraeli ka bërë shumë presion mbi Vatikanin deri sa të pengohen murgeshat që synojnë të hipin në anijet humanitare drejt Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›