E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. Bregu: Fazlliç, si biznesmen në tryeze

Zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu ka sqaruar statusin e Fazllic i cili ishte ulur në të njëjtën tryezë me këshilltarin e kryeministrit Ridge dhe përballë 3 ministrave në mars të vitit 2006. Sipas saj Fazlliç ishte në cilësinë e një biznesmeni në atë tryezë. 

TIRANE- Qeveria shqiptare vazhdon të mbetet e paqartë përsa i përket statusit me të cilin Damir Fazlliç ishte ulur në të njëjtën tryezë me këshilltarin e kryeministrit Tom Ridge dhe përballë tre ministrave në mars të vitit 2006. Zëdhënësja e qeverisë dhe njëkohësisht ministre e Integrimit Majlinda Bregu tha se, “Fazlliç ishte në cilësinë e një biznesmeni në atë tryeze, në një kohë kur temë e takimit ishte siguria kombëtare. Qeveria dënoi atë që e ka quajtur sulm të kreut të PS-së ndaj këshilltarit të kryeministrit Tom Ridge.
Gjithashtu zëdhënësja Bregu, ka mohuar përplasjet mes qeverisë dhe Prokurorisë, së Përgjithshme lidhur çështjen e biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç. Në fjalën e saj ajo u shpreh se, “nuk di të ketë ndonjë përplasje. Di që ka tashmë dy deklarata zyrtare mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë, gjatë ditës së djeshme, është çështje në hetim dhe unë nuk mund te shprehem" përfundoj ajo. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›