LSI gati network për monitorimin e zgjedhjeve
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur Network-un e saj posaçërisht për ndjekjen, monitorimin dhe denoncimin e parregullsive që do të ndodhin gjatë zhvillimit të votimeve ditën e sotme. Këtu përfshihen rrjeti i vëzhguesve dhe komisionerëve, si dhe grupet e posaçme të ngarkuar për ketë qëllim, në bashkëpunim me konsulentët dhe partneret ndërkombëtarë, filluan dje pasdite në orën 18.00 operimin në eficencë të plotë, deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.
Në fjalën e tij, kreu i LSI u shpreh se standardet e këtyre zgjedhjeve duhet të na rendisin si anëtarë dinjitoze të NATO-s dhe aspirantë për në BE. Jam takuar me delegacionin e parlamentarëve evropianë dhe amerikanë, që janë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve dhe shpreh vlerësimin për angazhimin e tyre maksimal për të mos lejuar asnjë parregullsi, nënvizoi ai. Meta gjeti rastin për ti bërë thirrje gjithë strukturave të LSI dhe çdokujt tjetër të angazhuar në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi të lartë qytetare dhe të kuptojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve. Ndër të tjera, Meta duke iu bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, rekomandoi këta të fundit që të denoncojnë çdo parregullsi në procesin e votimit, tek përfaqësuesit dhe vëzhguesit e LSI dhe ata ndërkombëtare, që janë aty për të ruajtur të drejtën e votës së lirë, për të ruajtur rregullsinë dhe standardet e këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, ai shprehu bindjen se qytetarët e këtij vendi, nuk do të lejojnë askënd të vendosë njolla të zeza mbi të ardhmen tonë, se këtë herë në garë nuk janë partitë politike, por vetë Shqipëria me të ardhmen e saj.
Last Updated on Sunday, 28 June 2009 00:09
Last Updated on Sunday, 28 June 2009 00:09