Letër ambasadorëve ...!
Nga Dylejman KARAJ
(Paramilitarët e opozitës po përgatisin dhunimin dhe manipulimin e zgjedhjeve...!)
Nga shumë burime informacioni në Tiranë dhe jo vetëm, mësojmë se strukturat paramilitare dhe antiligjore të opozitës po përgatisin të manipulojnë, të dhunojnë dhe të prishin imazhin mjaft pozitiv të deritanishëm të ecurisë së procesit elektoral në Shqipëri. Në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit ka disa muaj që drejtuesit më të lartë të opozitës destruktive po stërvitin diku në periferi të Tiranës dhe të qyteteve të tjera strukturat e tyre me natyrë ushtarak dhe jo civile se si duhen manipuluar, dhunuar dhe prishur zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Në asnjë vend demokratik të botës nuk ka ndodhur që opozita të krijojë dhe të trajnojë struktura policore paralele me arsyetimin se po mbrojmë votat ...!!? Në përbërjen të këtyre reparteve ushtarake ka ish-oficerë të lartë të policisë së shtetit, ka ish-policisë dhe ish-ushtarakë të niveleve të ndryshme të cilët, disa për arsye të reformës dhe disa të tjerë për arsye të shkeljes së ligjeve në fuqi kanë dalë jashtë strukturave ligjore të policisë së shtetit, të gardës së Republikës, SHISH-it, SHIU etj., etj. Por krahas këtyre elementeve, kohët e fundit në këto strukturat paramilitare të opozitës janë thirrur edhe persona me precedentë penale, individë të inkriminuar të cilët rëndom kanë probleme akoma të pambyllura me drejtësinë. Ndër udhëzimet e dhëna këtyre njerëzve hyjnë, trembja dhe frikësimi me metoda dhe presione nga më të ndryshme i votuesve të partive jo opozitare, rekrutimi dhe blerja me para e qytetarëve të ndryshëm para vendvotimeve dhe detyrimi i këtyre të fundit që ta fotografojnë me telefona celularë votën e tyre si provë për marrjen e lekëve të premtuar...
Ndërsa për personat që guxojnë të kundërshtojnë apo të reagojnë dhe të denoncojnë natyrshëm këmishëkuqtë e Edvin Ramës kanë për detyrë ti kërcënojnë me familje si dhe tju tregojnë koburen, të cilët shumësyresh atë ditë janë porositur që ti mbajnë me vete. E gjitha kjo nuk është fantazi por një realitet ogurzi. Jo më kot strukturat paramilitare të PS janë porositur që në datën 28 qershor të bëjnë rrethimin e heshtur të QV dhe të vendnumërimeve të votave në të gjithë Shqipërinë. Natyrshëm lind pyetja..Ç është ky rrethim i heshtur i qendrave të votimit dhe të vendnumërimit të votave me njerëz pa uniformë policie dhe të armatosur pa leje...? Cili është misioni i këtyre vëzhguesve ushtarakë..? Në konkluzion, ky rrethim i QV-ve dhe i vendnumërimit të votave nuk ka asnjë punë tjetër përveç detyrës së poshtër dhe të kahershme të opozitës së majtë destruktive për të dhunuar, manipuluar, prishur qetësinë dhe imazhin shumë të mirë të deritanishëm të procesit elektoral në Shqipëri. Sepse ata që disponohen çdo ditë kundër Kosovës dhe Pavarësisë së saj (helmi i përditshëm kundër rrugës Durrës-Kukës ), ata që organizuan mitingje kundër hyrjes në NATO, ata që për dhjetë vite në pushtet as që i menduan kartat e identitetit, por vetëm se vodhën një tender pasaportash etj, nuk kanë moral të flasin për cënim të standardeve dhe të parimeve demokratike, për zgjedhje të lira dhe të ndershme...etj. Të paaftë për të konkurruar në një fushatë të lirë e të ndershme zgjedhore me ide dhe programe qarta zhvillimi dhe të bindur në humbjen e tyre më 28 qershor mendojnë që duke i vënë gur nën rrota procesit elektoral, të paralajmërojnë bojkot dhe të përdhosin procesin elektoral të radhës. Për shqiptarët përdhosja, dhunimi dhe manipulimi i zgjedhjeve nga opozita e majtë nuk është një risi e re. Partia e vjetër që tani drejtohet nga Edvin Rama bojkotin dhe shkatërrimin e procesit elektoral e kanë në program, e kanë strategji të tyre. Goditja e krimit të organizuar dhe e fijeve politike të lidhura me të, mbarimi në kohë rekord i rrugës së kombit shqiptar, anëtarësimi i plotë në NATO, Pavarësimi i Kosovës, vizita e Presidentit të SHBA-së zotit George Bush, pajisja e shtetasve shqiptarë për herë të parë në historinë e tyre me karta identiteti dhe pasaporta biometrike çfarë do ti hap rrugën lëvizjes së lirë dhe pa viza në vendet e BE-së dhe mjaft reforma të tjera të rëndësishme të prekshme dhe të shikueshme nga çdo qytetar i përgjegjshëm, i kanë tmerruar segmentet e krimit të organizuar dhe tutorët e tyre politikë brenda radhëve të opozitës së majtë shqiptare. Të gjitha këto vepra e veprime të dënueshme nga ligji kryhen nga segmentet e opozitës së majtë, vetëm për të mos e lejuar qeverinë demokratike të zotit Berisha të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme sipas të gjitha standardeve të vendeve në NATO. Për të njollosur emrin dhe imazhin e shkëlqyer që ka performanca e kësaj qeverie sot në kancelaritë euroatlantike dhe për rrjedhojë edhe Shqipëria.
Last Updated on Saturday, 27 June 2009 23:58