Këngëtarja tullace Spiro Duni: Një apel për botën, që dirigjohet nga absurdi

Pas 15 vitesh rikthehet në skenën teatrore një prej kryeveprave botërore
Regjisori Spiro Duni rikthen në skenën e Teatrit Kombëtar, pas 15 vjetësh veprën teatrore "Këngëtarja tullace" të Ionecos. Kjo do të jetë hera e dytë për publikun shqiptar, i cili do të ketë mundësi që në datën 10 korrik të ndjekë në skenën teatrore një tjetër kryevepër të këtij autori. Provat për këtë shfaqje kanë disa ditë që kanë filluar, për të sjellë në korrik këtë vepër teatrore. Regjisori Spiro Duni tregon se kjo shfaqje vjen falë një projekti nga studio e teatrit Ponë bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Ndërsa për veprën që do të vijë para spektatorit regjisori tregon se vepra është një nga komeditë më të diskutueshme, që edhe vetë autori që e ka shkruar e quan antikomedi. Unë nuk mund të vazhdoj gjithmonë me një teatër që quhet realist apo tradicional. Edhe pse është një nga komeditë më të diskutueshme që vetë autori e quan antikomedi. Unë nuk dua të hyj në diskutim për teatrin absurd. Është kjo rrymë që ishte kundër poetikës së Aristotelit, kundër faktit që një vepër fillon me intrigën me zhvillimin, me fundin. Është tjetër gjë, ata kanë logjikën e tyre dhe mendojnë që një përmbajtje në mënyrën e farsës mund të sjellë mesazhe më të mëdha dhe mund të ketë forma farse për përmbajtje që janë, sepse vetë Ionesco i ka dhënë provat. Detyra është e jona që të bëjmë këtë lloj tjetër teatri, ku njerëzit kanë humbur komunikim mes tyre, ku bota në këtë udhëkryq që është dirigjohet nga absurdi dhe jo nga logjika. Ka qenë në këtë lloj përmbajtje farse, apo shpotie, apo ironie për të nxjerrë mendimet e tij, që të gjithë ata që e njihnin teatrin modernist dhe postmodernist e njohin mirë se çfarë ka dashur të bëjë Ionecso, thekson ndër të tjera për këtë vepër regjisori Duni. Vepra Këngëtarja tullace është vënë në Teatrin Kombëtar në vitin 1994 nga regjisori Agim Qirjaqi, para 15 vitesh, ndërkohë që në këtë kohë regjisori Spiro Duni ka qenë në Amerikë. Në këtë vepër marrin pjesë një kastë e njohur aktorësh, të cilët tashmë janë cilësuar si aktorët më të mirë të skenës teatrore. Emra të njohur si Roland Trebicka, BujarAsqeriu, Anila Bisha, Marjana Kondi etj, do të jenë para spektatorit në datën 10 korrik. Ndërkohë që për aktorët regjisori Spiro Duni tregon se: Roland Trebicka është ai pa të cilin unë nuk do të bëja veprën, pasi ky në këtë lloj teatri ashtu sikurse në komedi është një mjeshtër i madh i skenës. Njerëzit i llogaris të zotë, kur janë të talentuar dhe punëtorë. Rolandi hyn në kategorinë e aktorëve që kur ne fillojmë provat ai vjen shumë më përpara. Po ashtu të talentuar janë dhe aktorët e tjerë mes tyre janë Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Anila Bisha, etj. Skenografia e kësaj vepre do të jetë e veçantë, ku regjisori Duni tregon se: Skenografi është realizuar nga një shoku im dhe këtë herë ajo nuk do të jetë me çudira të mëdha figurative, por në objekte që do të funksionojnë dhe do të jenë multifunksionale. P.sh një karrige do të përdoret për shumë gjëra ashtu sikurse është dhe ky lloj teatri që nuk mban figura skenografike, sepse thamë që do të komandojë absurdi dhe jo logjikja. Por gjithsesi këtu edhe alogjikja më e madhe do të bëhet logjike, e panatyrshmja do të trajtohet si e natyrshme. Ndërkohë që këtë lloj teatri regjisori e ka sjellë në skenë dhe para disa vitesh me shfaqjen Drejt perëndimit, e cila është vlerësuar dhe me çmim nga një juri ndërkombëtare. I pyetur për reagimin e spektatorit regjisori Spiro Duni tregon se: Unë para tre vitesh kam vënë një vepër Drejt perëndimit, ku kam fituar dhe një çmim në Kosovë, por atje ishte një juri ndërkombëtare me mjeshtra nga Skocia, Gjermania. Por problemi është gjithmonë tek spektatori, i cili nëse e kap këtë përrallë dhe të beson ti e ia ke arritur qëllimit. Spektatori shqiptar është i mençur, pasi unë e vura në provë me atë vepër që nuk u ndoq keq në vitin 2006. Unë e kam si çlodhje teatrin absurd, sepse mendoj se dramat e rënda më lodhin më shumë dhe këto janë një lloj frymëmarrje. I pyetur mbi mesazhin e veprës ai tregon se: Mesazhi që ne përcjellim me veprën është ky: Në këtë botë që dirigjohet nga absurdi dhe alogjika,në këtë botë ku dhe gjuha vetë ka humbur, ku nuk është më një tiket komunikimi, por vetëm një lëvozhgë tingujsh. Unë konstatoj këtë realitet të hidhur që ka bota, dhe jo se jam natyrë pesimiste, por fakti që botën e dirigjon absurdi dhe jo logjika, mua kjo më shqetëson dhe dua të bëj një apel aq njerëzve që e pëlqejnë teatrin që bëj unë. Ndërkohë që vetëm para disa javësh, në muajin mars regjisori Spiro Duni u ngjit në skenë me monodramën Mbroni shpellarin, e cila u shfaq në sallën e vogël të TK, para kësaj ka qenë drama Fishkëllimë në Errësirë, e Tom Merfit irlandezit, i cili gjendet në të gjithë botën me veprat e tij, e cila erdhi me një apel që dhuna familjare do të çojë deri në vrasjen e vëllait ndaj vëllait. Vepra përfshiu një numër të madh artistësh profesionist, të cilët mes lojës së tyre aktoreske sollën këtë vepër të konceptuar drejtpërdrejtë për publikun dhe jetën shqiptare. Aktorët të cilët luajtën në rolet e familjarëve "Kalni" ishin artistët më me eksperiencë dhe që mbajnë në supe një lojë më emocione të mëdha gjatë gjithë karrierës së tyre. Në role luajtën aktorët si Xhef Kalni (babai) Reshat Arbana "Artist i popullit","Harri" nga Bujar Asqeriu, "Majk" nga Naum Shundi, "Beti" nga Anila Bisha dhe në role të tjera Dritan Borici, Sokol Angjeli, Saimir Sina, Roland Saro. Vepra Fishkëllimë në Errësirë është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961 dhe vazhdon deri më sot, të ketë sukses të padiskutueshëm në shumë skena të botës. Kjo vepër erdhi si një mesazh kundër dhunës. Një familje, ku në qendër të saj qëndron edukata e dhunës,është boshti ku rrotullohet vepra. Dhe pse një nga djemtë kërkon të ndahet nga ky ritual dhe nga ky mentalitet i dhunës, atij i vihet kundër familja e vet. Mes polemikash dhe mes një edukate vërtetë të vështirë familjare, erdhi dhe vepra "Fishkëllimë në errësirë", nga regjisori Spiro Duni,i cili në datën 10 korrik premton të tjera emocione në skenën teatrore.
Last Updated on Saturday, 27 June 2009 23:56