LSI hap fushatën për zgjedhjet e 15 nëntorit
Lëvizja Socialiste për Integrim hap fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit, si e para parti që është regjistruar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi dje për mediat kandidatin për kryetarin e minibashkisë numër 10 në Tiranë, Gjergj Thomai, ndërsa në ditët në vijim do të merret vendimi për kandidatët e tjerë në katër njësi vendore. Ndërsa Partia Demokratike nuk ka marrë ende ndonjë vendim lidhur me kandidatët, por pritet që emrat të zbardhen në fillim të javës tjetër. PD dhe LSI, edhe pse në një koalicion qeveritar, do të konkurrojnë me njëra-tjetrën në zgjedhjet e pjesshme, çka sipas drejtuesve të dy partive nuk do ta cenojë këtë bashkëpunim. "Ne nuk mund t‘i lëmë votuesit e majtë pa alternativë. Ndaj besoj se zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë zgjedhje të rëndësishme, kuptohet për njësinë 10 në mënyrë të veçantë, dhe besoj që kandidati ynë do të jetë fitues. Është kandidati më i përshtatshëm dhe më premtues për të sjellë një frymë të re menaxhimi, pikërisht të problemeve që ka kjo zonë kryeqyteti në mënyrë të veçantë, të planifikimit dhe të zhvillimit urban", tha Meta në fjalën e tij. Në një komunikim me mediat në fillim të kësaj jave, zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, tha se vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e PS-së e detyroi LSI-në që të dalë me një vendim të tillë, pasi elektorati duhet të ketë të zgjedhë mes alternativës së majtë dhe së djathtë.
"Natyrisht ky vendim i LSI-së nuk do të ishte marrë nëse lidershipi i Partisë Socialiste do të respektonte mandatin e saj politik dhe opozitar që i dhanë zgjedhësit në 28 qershor; nëse axhenda personale e lidershipit të saj nuk do të përdorej për të shkatërruar funksionimin normal të sistemit tonë demokratik.
Por mesa duket, lidershipin aktual të PS-së nuk e lejon të marrë pjesë në zgjedhje edhe frika se historikut të gjatë të humbjeve të 28 qershorit, por edhe atyre të Ballagatit, do t‘i shtohet edhe humbja në zgjedhjet e 15 nëntorit", vërejti Haxhinasto, ndërsa ka sqaruar se ky vendim i LSI-së nuk cenon aspak koalicionin qeverisës për Integrimin Europian, koalicion i cili ka filluar funksionimin me rezultate të prekshme në të gjithë sektorët, veçanërisht në ata socialë. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar tre parti, PD, LSI dhe PP, por është krijuar një ngërç në krijimin e strukturave të zgjedhjeve për shkak se PS nuk është regjistruar në zgjedhje e si e tillë ajo nuk ka dorëzuar listën e emrave që duhet të marrin pjesë në komisione. Kreu i KQZ-së, Ristani, i ka bërë thirrje kësaj partie që të përmbushë detyrimin e saj ligjor, duke sjellë emrat për anëtarët e komisioneve. Në mungesë të partisë më të madhe të opozitës, ligji parashikon që emrat të plotësohen nga partia e dytë opozitare, që në këtë rast është PBDNJ. Pak ditë më parë, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, Leonard Solis, tha se kjo parti do të respektojë institucionet dhe do të çojë emrat për zgjedhjet e madje do u bëjë thirrje zgjedhësve që të votojnë. "Gjithnjë kemi thënë se këto zgjedhje nuk arritën standardet dhe tjetërsuan vullnetin e popullit. Jemi në të njëjtën bindje për faktin se bashkëfajtori për këtë devijim të rezultatit është edhe PS-ja dhe kryetari i saj. Jemi për hapjen e kutive dhe respektimin e institucioneve, për marrjen pjesë në Parlament dhe të mos bëhen këto kapriçio duke sabotuar institucionet", tha ai. Ndërsa ditën e hënë është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për në zgjedhjet e 15 nëntorit, si dhe afati i fundit që KQZ ka lënë në dispozicion të Partisë Socialiste për të sjellë emrat e komisionerëve. Ristani, kreu i KQZ-së, tha se nëse nuk respektohet as ky afat, atëherë KQZ do veprojë.