"Reali nuk e ka kërkuar kurrë Murinjon"
Kur duhen edhe tri ditë nga sfida Real-Milan, flet Horge Valdano, drejtori i përgjithshëm i madrilenëve, njeriu që ka ndërtuar skuadrën e ëndrrave, atë të "galaktikëve të rinj". Ai prek temat nga ish-kuqezinjtë te Murinjo e tek Ibra, ja e vërteta e tij.
Valdano, çfarë ndeshjeje do të jetë Real Madrid-Milan?
Një ndeshje e madhe. Siç ndodh gjithmonë kur përballen Real e Milan, dy gjigantë në historinë e Champions League.
Por kuqezinjtë tani kanë shumë vështirësi.
Futbolli është i përbërë nga cikle, nga periudha fituese dhe sezone me më pak kënaqësi. Milani tani ka disa vështirësi, por mbetet një klub fantastik.
Duket si një kompliment për mikun tuaj Galiani...
Jo, është e vërtetë. Galiani është i zoti dhe një klub i tillë nuk mund të gjejë drejtues më të mirë se ai.
E pranoni që Reali të mërkurën do të jetë favorit?
Nuk i besoj këtij Milani: është një skuadër me shumë përvojë ndërkombëtare dhe në këtë kompeticion, eksperienca vlen. Këtë e demonstroi në Marsejë, ku kuqezinjtë fituan.
Mbi të gjitha falë Inzagit... A është ai rreziku më i madh?
Inzagi është një sulmues fantastik, por ne kemi një "antidot" për të. Emri i tij është... Raul. Të dy synojnë majën e klasifikimit të golashënuesve në Kupat e Europës dhe, nëse Inzagi do të jetë i motivuar të shënojë për të arritur Mylerin, Rauli nuk do të rrijë duarkryq.
Pasi i morët Kakanë, Milani është më pak i frikshëm?
Kaka është i mrekullueshëm dhe është një privilegj ta kesh në skuadër, sepse bën gjëra të rëndësishme, brenda e jashtë fushës.
Braziliani ishte blerja juaj e parë e madhe. E prisnit të ishte kaq "e lehtë" që ta blinit?
Operacioni ka rezultuar më i thjeshtë falë raporteve mes Florentino Perez dhe Galianit: kur mes dy personave ka një vlerësim të tillë, një punë bëhet konkrete në një kohë të shpejtë. Jemi krenarë që kemi Kakanë, një lojtar që ka bërë historinë te Milani dhe që do të na dhurojë kënaqësi të mëdha.
A keni folur me të për ndeshjen e së mërkurës?
E imagjinoj momentin kur do të zbresë në fushë, do të jetë emocionues, sepse është një djalë i ndjeshëm dhe e do shumë Milanin.
A formojnë Kaka e Kristiano Ronaldo çiftin më të fortë në Europë?
Nuk e di. Sigurisht Kristiano është një tjetër i madh që bën diferencën. Është i mrekullueshëm, sepse ka një fizik të mirë, shumë teknikë dhe mentalitet kampioni, pasi është kompetitiv dhe ka një ambicie të jashtëzakonshme. Ka gjithçka për t‘u mbajtur mend mes më të mirëve të të gjitha kohërave.
Portugezi i dëmtuar, a do të luajë në sfidën "dopjo" me Milanin?
Prania e tij në sfidën e parë është e pamundur, por ashtu është në rrezik edhe aktivizimi i tij në San Siro.
Duke parë si po ecën tek Interi, jeni penduar që e shitët Shnajderin?
Useli është lojtar i jashtëzakonshëm, por kishte me siguri më shumë nevojë se ne. Për të integruar 8 blerjet që bëmë, duhet të shisnim ndonjë element.
Çfarë Reali besoni se keni ndërtuar?
Një formacion me individualitete të mëdha, që po përmirësohen ngadalë-ngadalë. Rruga për t‘u përshkuar është e madhe, por Pelegrini po punon mirë.
Është e vërtetë që në maj, para se të merrnit atë, kërkuat Murinjon?
Jo. Me Perezin kishim në mendje dy trajnerë: Vengerin dhe Pelegrinin. Murinjon nuk e kemi kontaktuar kurrë, edhe sepse kishte një kontratë me Interin.
Kontratë, që edhe falë interesimit të Realit, është zgjatur dhe rritur ekonomikisht...
Ky është një lajm i mirë për Murinjon. Besoj se në këto çaste Interi është i kënaqur nga Murinjo dhe anasjelltas.
A e përgënjeshtroni një interesim të Realit për Ibrahimoviç, para se të shkonte te Barcelona?
Po, e përgënjeshtroj. Ne donim Vijan dhe kur Valenca na tha se nuk e shiste, synuam Benzemanë, që ka më shumë perspektivë se sa suedezi.