Pranga, mashtroi familjarët e tragjedisë së "9 janarit"
Të përfitosh nga dhimbja e tjetrit për të bërë pasuri, duhet të jesh krejt i paskrupullt si njeri dhe i tillë i ka rezultuar policisë një 51-vjeçar nga Lezha, i cili ka fituar vlera të konsiderueshme parash kundrejt mashtrimit. Prezantohej si oficer i Interpolit dhe u premtonte familjarëve të viktimave të 9 janarit, në kanalin e Otrantos, se do t‘u gjente dhe kthente eshtrat e të afërmve në shtëpi. E bënte te disa persona, duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre emocionale përgjatë këtyre pesë viteve pas tragjedisë, për të përfituar dhe siguruar një të ardhme për fëmijët e tij. Madje, sipas burimeve zyrtare policore, kishte arritur të zhvaste prej familjarëve para, ndërkohë që këta të fundit e besonin për shkak të vendit të punës, siç ishte prezantuar ai, "oficer i Interpolit". Kjo është historia e Gjin Ndrecajt nga Spiteni i Lezhës, i cili është prangosur ditën e djeshme, sapo kishte marrë para nga një prej familjarëve të viktimave të 9 janarit.
Fakti konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Lezhës, të cilat bëjnë të ditur se kryen dje arrestimin e shtetasit Gjin Mark Ndrecaj, lindur dhe banues në fshatin Spiten, Komuna Zejmen, Rrethi Lezhë, i prezantuar te familjarët e viktimave me emrin e rremë Gjon Marku. Arrestimi i Ndrecajt erdhi si rezultat i koordinimit të masave policore nga ana e Drejtorisë së Policisë Lezhë dhe komisariatit të policisë së këtij qyteti, duke organizuar operacionin e koduar "Grepi". I dyshuari, sipas policisë, u kap dje në kushtet e flagrancës, në kryqëzimin e Shëngjinit dhe pikërisht në stacionin e furgonëve. Tani, Ndrecaj do përballet me akuzën për veprën penale të "Vjedhjes me anë të mashtrimit".
Sipas policisë, hetimi për këtë çështje ka nisur pak kohë më parë. Personi i arrestuar ka shkuar te disa familje në zonën e Lezhës, të afërmit e të cilëve kanë humbur jetën në tragjedinë e 9 janarit. Por një familjar, i cili ka humbur në këtë tragjedi vajzën dhe djalin, nuk i ka besuar plotësisht. Pavarësisht se Ndrecaj hiqej sikur ishte ngritur një grup pune që po merrej me kthimin e eshtrave të tyre në Shqipëri, familjari i moshuar nuk ka besuar dhe i është drejtuar policisë. Ai ka shpjeguar në polici se çfarë kishte ndodhur. Madje, në deklarimin e tij është shprehur se Ndrecaj kishte kërkuar 50 mijë deri në 100 mijë lekë për person, që t‘u kthente eshtrat e tyre. Grupi hetimor, duke marrë shkas nga denoncimi, ka nisur punën për dokumentimin e plotë të këtij mashtrimi, pasi ka rezultuar se nuk ka asnjë grup pune të tillë, që merret me këtë aktivitet. Kështu, duke bashkëpunuar me denoncuesin, i cili është përdorur si "grep" për të kapur Ndrecajn, kanë bërë paratë dhe dje ia kanë dorëzuar "oficerit të Interpolit". Takimi është bërë në një lokal pranë stacionit të furgonëve për në Shëngjin. Sapo denoncuesi është ndarë nga i dyshuari, kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke kryer arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit, në momentin e kapjes, 51-vjeçarit Ndrecaj iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale një granatë dore, së bashku me ndezësin, një pasaportë në emër të shtetasit Nikolin Ndoj, një kartë identiteti e një vajze nga Kallmeti, telefona, fletore me adresa, të cilat i mbante me vete në një çantë dore. Grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë deklaroi se po punon për dokumentimin e çdo rasti mashtrimi që mund të ketë kryer ky shtetas, dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes për të cilën u krye operacioni policor i koduar me emrin "Grepi". Policia tha se emrat e gjetur në listë do të kontaktohen të gjithë, për të parë nëse aktiviteti i këtij mashtruesi ka qenë vetëm në Lezhë, apo edhe në qarqe të tjera. I dyshuari nuk ka pranuar të flasë për policinë pa praninë e avokatit dhe nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij.