E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja ia ngre pazarin Berishës

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Në një intervistë dhënë televizionit Ora News, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Lefter Koka deklaroi se abstenimi i deputetëve të kësaj partie në votimin e sotëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kishte të bënte me faktin se këto ndryshime nuk përfshinë korrigjimin kombëtar të sistemit proporcional rajonal që zbatohet në Shqipëri. Sipas tij, ky sistem lë 300 mijë votues të partive të vogla të papërfaqësuar në Kuvend. Gjithashtu ai theksoi se mënyra sesi do të përzgjidhen anëtarët e KQZ-së krijon mundësinë që vetëm dy partitë e mëdha të kenë përfaqësues në të.

Me këtë abstenim të sotëm dhe me këtë deklaratë duket se LSI-ja po ia ngre pazarin Berishës për një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 2013-ës. Duket se LSI-ja do të luajë fort për të pasur një përfaqësues të saj në KQZ dhe për të përfituar po aq mandate, dhe ndoshta edhe më shumë, sa çdo të fitonte më një sistem proporcional kombëtar. Në qoftë se LSI-ja është e suksesshme në këtë shantazh ndaj Berishës, partitë që do ta pësojnë janë të gjitha partitë e tjera të vogla të koalicionit qeveritar

http://respublica.al/artikuj/2012/07/19/lsi-ja-ia-ngre-pazarin-berishes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›