E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan kundër shtyrjes së votimit për imunitetin

Share

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, del kundër qëndrimit të opozitës për të shtyrë diskutimin dhe miratimin e heqjes së imunitetit për në shtator.

Arvizu deklaroi për mediat se imuniteti duhet të hiqet. Ai tha se kjo nuk është një çështje e re, që kërkon shqyrtim shumë të gjatë në kohë. Sipas Arvizu, ekspertët ndërkombëtarë kanë kohë që studiojnë këtë ligj. Megjithatë Arvizu tha se ndryshimet duhen shqyrtuar me kujdes, por kohë ka sa të duash deri më 6 gusht.

Imuniteti duhet të hiqet. A duhet shqyrtuar me kujdes? Absolutisht. Por ky projekt nuk është diçka brenda natës, por diçka e studiuar prej një viti. Ekspertët ndërkombëtare të EURALIUS, PACA kanë punuar për këtë projekt. Gjatë 10 ditëve në vazhdim duhet të ketë debat publik e diskutim.

Sot është 19 korrik dhe koha nga sot deri më 6 gusht me kohën shqiptare është një përjetësi. Kjo nuk është tematikë e re, tha Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›