MPJ dënon sulmin ndaj turistëve izraelitë në Bullgari

Ministri e Jashtme e Shqipërisë dënon ashpër sulmin ndaj izraelitëve në Bullgari. Në një deklaratë për shtyp, MPJ-ja ngushëllon familjarëve të viktimave dhe autoriteteve izraelite.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur ndaj një autobusi turistësh izraelitë, në aeroportin e Burgasit, në pjesën lindore të Bullgarisë, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm rezulton të kenë humbur jetën civilë të pafajshëm dhe dhjetra të tjerë të jenë plagosur. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, të afërmve të tyre si dhe autoriteteve të Shtetit të Izraelit” thuhet në deklaratë.