E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja sot, protestë në sheshin "Skënderbej"

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të zhvillojë sot mitingun e parë në kuadër të ndërgjegjësimit për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, ftoi publikisht gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në sheshin "Skënderbej", në orën 16:00. Sipas tij, të gjithë qytetarët e kanë të qartë se cdo lëvizje jashtë votës së lirë është lëvizje jashtë sistemit, e cila cekuilibron jetën dhe liritë e qytetarëve në këtë vend. Uniformat blu kanë marrë masat e rastit për të garantuar mbarëvajtjen e këtij tubimi të paralajmëruar. Në këtë linjë është vendosur të kufizohet qarkullimi i makinave në oraret e zhvillimit të protestës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›