Parlamenti, do të votojë nen për nen buxhetin e 2009-ës

Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë do të votojë nen për nen projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2009". Parlamenti para pak ditësh miratoi në parim me 77 vota pro, 45 kundër dhe vetëm 1 abstenim, këtë projekt buxhet. Ndërkaq, opozita e ka kundërshtuar këtë buxhet duke e cilësuar tërëisht elektoral dhe ka paralajmëruar votën e saj kundër. Sipas opozitës dhe konkretisht kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ky buxhet është mashtrimi i radhës i qeverisë dhe i kryeministrit me shqiptarët dhe për këtë arsye ky është edhe fundi i kësaj qeverie. Sipas opozitës buxheti nuk merr në konsideratë shtresat e varfërsa dhe nuk ka një fond në rast se kriza botërore prek shqiperinë Vetë kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë projekt-buxhet si më të rëndësishmin e mandatit të tij qeverisës. Sipas kryeministrit Berisha ky buxhet dyfishon pagat dhe pensionet dhe është në gjëndje të përmbushë të gjithë premtimet elektorale të vitit 2005.