Ruli: Kufizimet e energjisë sporadike

Genc Ruli, Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës i ftuar në Ora- News foli rreth situatës energjitike dhe gjendjes ekonomike në vend. Sipas tij situata energjitike, për shkak të sistemit është gjithmonë preoukupues, ndaj duhet pasur në vëmendje dhe se për t'u arritur kjo gjë, është menduar skenari më i keq, thatësira gjatë dimrit. "Për të përballuar konsumin e energjidë elektrike", tha Ruli "do të importojmë energji sepse ajo që do prodhojmë varet shumë nga kushtet klimatike. Jemi në një skenar të garantuar, nuk parashikojmë elementë prishës sës tij, megjithatë duhet të bëjmë maksimumin që të importojmë.". Sa i përket kufizimit të enregjisë elektrike në sezonin e dimrit ministri tha se kufizimi i orëve do të varet nga sa do jetë konsumimi. Në një mesatare deri në 20 milion KW mund të garantohet se do të ketë kufizime sporadike. Vetëm në rastet kur nuk mund të importohet do të kalohet në disa orë. Si një mënyrë për të përmirësuar situatën energjitike do të jenë disa termocentarle hodrocentrale që do të përfundojnë vitin e ardhshëm. "Termocentrali i Vlorës në maj 2009 futet në punë, pra gati gjysma e asaj që impotojmë dhe kjo do e lehtësojë gjendjen. Vitin tjetër do të kemi hidrocentrat të vogël. Ndërsa në 2010do të bëhet edhe ndërtimi i hodrocentrali i Kalivaçit.". theksoi Ruli. Sipas ministrit "Berluskoni i vetmi lider që ka guxuar të thyejë tabunë e centraleve atomike. Në konceptin tonë centrali atomik është vepër rajonale,ndaj duhet bashkëpunimi me vendet e tjera.", nëvizoi ai. Ndër të tjera Gnec Ruli u shpreh se privatizimi i OSSH do të sjellë efiçencë ne menaxhim, teknologjinë e nevojshme, do uli humbjet dhe do të rrisë arkëtimet. Duke iu referuar rritjes ekonomike në vend, Ruli theksoi se rritja prej5% është rritje e lartë. Sipas tij Shqipëria ka gjithë gjasat të rritet ekonomikisht. Shqipëria dhe ekonomia e saj ka ende mundësinë që të ruajë të njëjtën rritje si në dy vitet e fundit. Mund pakësohet kapitali i huja, por suporti financiar ka ardhur nga kursimet e vetë shqiparëve, nga biznezi që ata kanë. Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës tha se ne do të prekemi nga kriza, por në rast se ritmi i saj nga kjo kohë e në vazhdim nuk do të vijë në rritje, atëherë në Shqipëri kriza do të konsidetohet thejsht një stuhi. "Në qoftë se kriza do të shihet në kapërcim, kriza tek ne do krahasohet me një stuhi. Nëse kriza do zgjasi 5 vjet, nuk mund ta parashikoj. Më negativja që krojon kriza ëhstë paniku nga frika. Nuk jemi në situatë për të qenë në alarm.", theksoi Ruli.Së fundi ministri bëri të dituir edhe projektet e ministrisë që ia drejton për vitin e arshëm. "Prioritet e ministrisë sime janë avancimi dhe konkludimi i projekteve të mëdha ekonomike. Projekti koncesionar për lumin Devoll, hapja e garës për kaskadën e lumit Vjosë, si dhe reforma rregullatore", deklaroi Ruli.