LSI letër partive për reformën zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim fton partitë politike për te kontribuar ne hartimin e një reforme te re zgjedhore. Përmes një letre dërguar dy kryetareve te grupeve parlamentare, PS dhe PD, kryetares se parlamentit, Jozefina Topalli dhe ambasadoreve te ShBA dhe OSBE ne Tirane, sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, shton se kjo reforme duhet te behet sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Ne letër sugjerohet ngritja e një komisioni parlamentar për hartimin e saj. Ajo konkretisht jep propozime për shmangien e konfliktit te interesit dhe regjistrimin e kandidateve ne zgjedhje, si dhe transparencën e financimit te partive dhe subjekteve politike. Por si reagim, opozita i kërkon partisë se Ilir Metës te largohet nga pushteti bashke me Saliun.
Shpërndaje