E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI në Preshevë, po punojmë për të ardhmen tuaj

18-11-2012 / Gazeta 55

Shqipëria ju mbështet për të drejtat tuaja legjitime

Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, Kryetari i LSI Tiranë dhe Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni morën pjesë në Kuvendin e pestë zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) në Preshevë.  Me këtë Rrokaj uroi Kongresin dhe delegatët e PDSH si dhe Kryetarin e saj Ragmi Mustafa, duke përcjellë përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore të LSI dhe Kryetarit te saj Ilir Meta, jo vetëm për anëtarët e PDSH por edhe për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Rrokaj u shpreh se LSI dhe e gjithë Shqipëria mbështet plotësisht kërkesat dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Serbisë. “Në këtë nëntor 100 Vjetori, ne kujtojmë se historia nuk i ka përkëdhelur shqiptarët, një komb i ndarë në 5 shtete. Por sot kuptojmë se shqiptarët ia kanë dalë, dhe sot ia dalin më mirë se kurrë, sepse kane ditur të punojnë e të ndërmarrin veprime që i afrojnë ata me Bashkimin Evropian, dhe ky duhet të jetë prioriteti i të gjithëve, axhenda jonë e përbashkët evropiane”, theksoi Rrokaj.  Gjithashtu Rrokaj nënvizoi se Lugina e Preshevës ka moshën mesatare më të re nga të gjitha Komunat e Serbisë. “Dhe kjo është një pasuri e rralle, tha ai, një brez te ri te cilin ne duhet ta edukojmë me ndjenjat e fqinjësisë se mire e ta përgatisim profesionalisht, sepse kjo është e vetmja rruge për te siguruar te ardhmen tone. Ndaj duhet ta arsimojmë rininë e Preshevës ne Universitet tona me te mira, dhe te sigurohemi qe Republika e Serbisë t’i njohe diplomat e studenteve tanë, ashtu sic njihen nga shume vende te tjera”, nënvizoi ai.  Ndër të tjera, Rrokaj u shpreh se Shqipëria do ta mbështesë popullin e Luginës së Preshevës, duke lobuar fuqishëm pranë qeverisë së Serbisë, përmes projekteve të drejtpërdrejta nga Tirana në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe investimeve, si dhe përmes punës pranë organizmave ndërkombëtarë ku Shqipëria përfaqësohet zyrtarisht me të drejta të plota. Në përfundim, Rrokaj përmes një gjesti simbolik, i dhuroi një kopje të Abetares mbarëkombëtarë, Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe Kreut të PDSH Ragmi Mustafa.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›