LSI pakete ndryshimesh ne Kodin Penal
Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i propozojë Kuvendit disa ndryshime në Kodin Penal. Ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta ai i cili gjatë një bashkëbisedimi me studentë, duke marrë shkas nga ndarja nga jeta e shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura, garantoi se forca politike e drejtuar prej tij do të bëjë gjithçka për forcimin dhe saktësimin e ligjit në mënyrë që të shmanget çdo lloj subjektiviteti nga ana e organeve të drejtësisë.
“Nuk është hera e parë që drejtues të Policisë së Shtetit, qëllohen nga banditë dhe humbin jetën. Tre fëmijë të tjerë më shumë jetim ka sot Shqipëria. Kjo është një ditë e trishtë për të gjithë, në mënyrë të veçantë për familjarët dhe uniformat blu. Mendova të vij këtu se edhe në këtë rast ne si politikanë kemi për detyre jo vetëm të solidarizohemi me dhimbjen por dhe të parandalojmë ngjarje të tilla. Kam ngritur një grup pune me ekspertë si LSI, për të ndërmarrë disa masa që forcojnë ligjin dhe penalizimin ndaj çdo autori potencial të krimeve të tilla. Ka disa nene të Kodit Penal që kanë të bëjnë me prodhimin dhe armëmbajtjen. Mënyra më e mirë është forcimi dhe saktësimi i ligjit. Ne do ta bëjmë shumë shpejt duke propozuar një paketë ndryshimesh në kodin penal, që do kërkojë edhe bashkëpunimin e forcave të tjera politike”, deklaroi Meta.
Ndërkohë ndalur në garën elektorale të 23 qershorit, kreu Meta kërkoi nga të rinjtë që ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të marrin pjesë masivisht në votime.
“E keni për detyrë të votoni, duke qenë të rinj dhe më të interesuar më shumë se kush tjetër për 23 qershorin, por dhe të ardhmen, e vetmja mënyrë që ju të dëgjoheni është pjesëmarrja juaj në këto zgjedhje. Ju duhet të jeni vendimmarrës, të imponoheni tek politika dhe jo thjesht spektatorë të fateve tuaja. Ndaj unë besoj tek rinia, ne si LSI kemi krijuar hapësira maksimale për të rinjtë. Zgjedhjet do jenë shumë më të mira se në të kaluarën” vuri në dukje Meta.
Kreu Meta është ndalur dhe në koalicionet zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit, që sipas tij, do të jetë konventa e LSI-së ajo e cila do të vendosë në prill mbi pozicionin e kësaj force politike. “Për aleancat do vendosë konventa e LSI-së e cila përbëhet nga 2300 delegatë. Në politikë gabohesh po të nisesh nga raportet personale, mund të çojnë në vendim të gabuar. Ne kemi humbur statusin e vendit kandidat për arsye të mungesës së bashkëpunimit. Koalicionet do t’i bëjmë nisur nga interesi i vendit, jo nga interesi jonë”, vuri në dukje Meta, gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi me studentët.