Merkel e Hollande premtojne bashkepunim

Liderët e Gjermanisë dhe të Francës kanë premtuar se do të cojnë përpara propozimet e përbashkëta për të thelluar dhe më shumë unionin monetar dhe ekonomik në Europë. Angela Merkel një konservative dhe Fransua Hollond një socialist, kanë pasur një marrëdhënie jo të lehtë që nga momenti që presidenti francez mori postin e tij me premtimin se do të kundërshtonte politikat e reformave ekonomike të Gjermanisë.
Për sa i përket çështjes që deri tani ka ndarë dy vendet, integrimi fiskal, ata kanë premtuar se do të arrihet një marrëveshje para samitit të liderëve të Bashkimit Europian në qershor. Berlini dhe Parisi kanë këndvështrime të ndryshme për një union më të lidhur, me Merkel që kërkon një kontroll qendror për buxhetet dhe Hollond që është më shumë për ndahen e rreziqeve dhe solidaritet mes vendeve anëtare.
Të dy u shprehën se do të forcojnë bashkëpunimin edhe në zona të caktuara industriale, përfshirë dhe energjinë e rinovueshme por nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë.