E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i vrasjes se 21 vjecarit ne Fier

Prangoset një 25 vjeçar nga Fieri si autor i dyshuar i vrasjes së Andi Priftit. Genti Shahini 25 vjec banues në të njëjtën lagje me viktimen dyshohet se e ka vrarë 21 vjecarin Prifti për t’i marrë paratë qe kishte fituar ne nje llotari sportive.

Andi Prifti u gjet i vrarë mbremjen e së dielës në fshatin Seman 15 km larg qytetit të Fierit. Viktima kishte ne trup dhe ne fyt goditje me thike ndërsa ishte hedhur në anë të rrugës .

Policia shoqëroi dhe mori në pyetje dhjetëra persona. Nga deponimet e tyre rezultoi se 21 vjecari kishte fituar një shume prej 500 mijë lekesh në llotari sportive.

Burime konfideciale nga prokuroria e Fierit thanë se vrasja e 21 vjecarit është kryer nga më shumë se një person dhe se hetimet po vazhdojnë .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›