E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin protestat e PS start ne Elbasan

Ne Elbasan nisin protestat e Partise Socialiste pas vendimit te marre dite me pare nga Asambleja Kombetare e PS-se e cila diskutoi ne lidhje me situaten politike ne vend.

Te pranishem ne kete proteste masive jane anetare dhe simpatizanteve te se majtes qe ngrihen per te ndryshuar qeverisjen e vendit Kryetari Edi Rama Kreu i grupit kuvendor te PS Gramoz Ruci Kryetarja e Komisionit Parlamentar per Edukimin dhe Mediat dhe deputete e Partise Socialiste Valentina Leskaj dhe Spartak Ngjela i PLD-se.Protestat do te vazhdojne ne mbare vendin me synim transparencen e zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit 2009.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate fjales se tij te gjate i eshte referuar modelit te keqqeverisjes e se per kete arsye protestat do te vijojne.
Na duhet nje model i ri i qeverisjes. Berisha eshte bere pengese per te ardhmen tone. Ne po punojme per nje qeveri per popullin. Ne duam nje atdhe qe te mos jete nje parajse shifrash.

Rama ka theksuar se PS-ja eshte e vetmja shprese qe kane shqiptaret per nje qeveri e cila punon me perkushtim dhe kjo e tregon mesemiri dhe protesta e dites se sotme e cila eshte me e madhja se heret e tjera.

Nderkohe Ngjela perpara simpatizanteve ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit jane te vjedhura dhe se policia po perdoret per vjedhjen e tokave. Me nota aspak optimiste Ngjela akuzoi kryeministrin Sali Berisha pasi eshte i vetmi i cili inicion ne vjedhjen e votave. Kryetari i PS dite me pare ka deklaruar se ne oferten e re te bere nga opozita nuk kerkohen fletet e votimit per hetim por materialet zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›