E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI prezanton kandidatët për deputet në qarkun, Shkoder

Kryetari i LSI, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se "më 28 nëntor shkodranët do të votojnë për alternativën e ndryshimit që sjell LSI. Kandidatët e LSI për qarkun e Shkodrës janë nëntë 

SHKODËR-Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët e saj për deputet në qarkun e Shkodrës, në një miting të organizuar në sheshin qëndror të qytetit verior.
Kryetari i LSI, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se "më 28 nëntor shkodranët do të votojnë për alternativën e ndryshimit që sjell Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse kjo është alternativa më besueshme për qytetarinë dhe traditën shkodrane".
Sipas tij, plani për veprim i LSI-së do të rigjallërojë dhe zhvillojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. "LSI është vetmja forcë politike që ka një plan të qartë për të shpëtuar biznesin fason nga kriza si dhe për të hapur me dhjetra vende pune" theksoi Meta.
Kandidatët e LSI për qarkun e Shkodrës janë, Sokol Axhemi, Sait Fishta, Nora Malaj, Sytki Ndreca, Shpresa Vuçini, Ylljon Hasani, Ndrekë Rukaj, Saimira Laçaj, Mirjan Rexha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›