Fushata, Berisha sulm Ramës, akuza për lejet e ndërtimit
Berisha sulmon ashpër kreun e Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimeve elektorale me banorë të kryeqytetit. Në njësinë bashkiake 7 Berisha tha se modeli i Ramës për lejet e ndërtimit është ndër më të korruptuarit në planet.
TIRANE- Në takimet me banorët e njësisë bashkiake numër 7 në Tiranë, kryeministri Berisha njëherazi dhe kreu i Partisë Demokratike sulmoi ashpër kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për mos kandidimin e tij në zgjedhje dhe krijimin e asaj që Berisha e cilëson ndër modelet më të korruptuara për lejet e ndërtimit. Duke risjell si argument dhe planin rregullues të Tiranës, sipas Berishës kjo është një tjetër arsye që qytetarët e Tiranës ti thonë “Jo” me votë atij që sic u shpreh Berisha po mban peng këtë plan.
”Socialistëve të Tiranës, ju takon detyra historike të nxjerrin nga skema politike kryetarin e tyre burracak, Edi Ramën i cili ka dy vjet që i thotë ju se do ju dëgjoj përtej të majtës e të djathtës. Dhe tani kur gjërat ndodhen në dritën e diellit doli se fjala ishte as për të majtën as për të djathtën por për 99-shat e tij. Fjala ishte për ata të cilët Edi Rama u jep 70 për qind të lejeve të ndërtimit të kryeqytetit, fjala ishte për ata të cilët Edi Rama ndan me dhjetra e dhjetra kate ndërtimesh në Tiranë. Fjala ishte për 99-shat që mbajnë peng planin urbanistik të Tiranës, fjala ishte për modelet më të korruptuara me lejet e ndërtimit”- u shpreh kryeministri Berisha.
Në takimin me banorët e komunës së Kasharit, vijoi turi elektoral i kryeministrit brenda qarkut të Tiranës Berisha premtoi kthimin e Kasharit në Bashki. “Ishit ju qytetarët e kësaj komune që disa muaj më parë i dhatë turpin që meritonte Edi Rama. Shpreh kënaqësinë sepse këtu janë investuar 20 miliardë lekë, janë ndërtuar 40km rrugë. Kryetarët duhet ta shpallin bashki Kasharin. Ju jeni më të urbanizuar se një pjesë e mirë e lagjeve të Tiranës sepse kryetari ka vetëm qendrën për të tjerat nuk pyet”- theksoi kryeministri Berisha në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.
Në takimin e banorët e Laprakës, Berisha premtoi për katër vitet e ardhshme investime në cdo metër linearë rrugë, ujë 24 orë dhe investime në shkolla. Berisha këtu garantoi se 450 familje që vuajnë një situatë të vështirë strehimi do të ndërtohen për ta banesa speciale. Ndërkohë Berisha zhvilloi takime edhe me të rinjtë e forumit rinor demokratik në Durrës. (a.r/news24/balkanweb)