Rama: PD, presion administrates per zgjedhjet

Zoti Rama perforcoi tonet e deklaratave te tij mbi presionin qe po ushtrohet ndaj nepunesve te administrates per te dhene voten per Partine Demokratike jashte vullnetit te tyre duke i kercenuar sic tha ai me largim nga vendi i punes.
Deklarata e shefit te socialisteve vjen nje dite pas kritikave te forta te misionit te vezhguesve te ODHIR per perdorim te administrates dhe femijeve ne fushaten zgjedhore te maxhorances.
“Te gjithe ate drejtues te shtetit qe mbrojne interesat e pushtetit, qofshin nen uniformen e policise apo te burokrateve te larte, per te cilet pas 28 qershorit do te kemi deshmi se kane kercenuar qytetaret, ne do t’i veme para ligjit dhe nuk ka asnje force qe i mbron ata nga ndeshkimi i ligjit”, u shpreh Rama.
Edhe ne takimin zgjedhor ne Tepelene zoti Rama mbajti ne fokus te deklaratave te tij kercenimin e lirise se votes, duke e konsideruar kete te pafalshme dhe pa tolerueshme.
Zoti Rama shprehu bindjen per fitore ne zgjedhjet e 28 qershorit pasi sic tha ai Shqiperia nuk mund te humbase.