LSI prezanton programin e saj në Kamzë të Tiranës
LSI ofron në "Programin jetik" mundësi të reja punesimi. Gjate takimit qe Meta zhvilloi me banorë të zonës së Kamzës në Tiranë u shpreh se zona duhet t’i nënshtrohet urgjentisht një procesi të një masterplani
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një takimi të sotëm me anëtarë dhe simpatizantë të qytezës së Kamzës, theksoi rëndësinë e integrimit sa më të shpejtë të këtij komuniteti në metropolin shqiptar.
”LSI ofron në programin e saj mundësi të reja punësimi”, tha Meta gjatë takimit që zhvilloi me banorë të zonës së Kamzës në Tiranë. Meta u shpreh se ne “Programin jetik”, parashikohet nxitje e investimeve e hapje të vendeve të punës.
Gjatë prezantimit të programit të LSI-së ,''Për punësim jetik'', Kreu i LSI-së Meta nënvizoi se ‘’ se shqiptarët në BE do të hyjnë vetëm duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë dhe jo vetëm në favor të atyre që janë në pushtet sot. Shqipëria në NATO do të thotë punë dhe mundësi për të rinjtë e Kamzës, për të gjithë ata që duan të punojnë’"/
Meta theksoi se ‘’Kamza duhet t’i nënshtrohet urgjentisht një procesi të një masterplani urbanistik sepse është e nevojshme që këtij masterplani t’i paraprihet me përfundimin e shpejtë dhe pa dallime politike të procesit të legalizimit në mënyrë që të gjithë të gëzojnë shtëpitë e tyre që i kanë ndërtuar me mund dhe sakrifica’’
“Ky komunitet nuk duhet të jetë më peng i burokracive apo i korrupsionit- deklaroi Meta - ndaj alternativa e LSI-së, përkrahet këtu në komunitetin tuaj, sepse ajo është larg lojrave politike dhe demagogjisë që ju ka zhgënjyer ju për vite e vite me radhë’’
(d.b/BalkanWeb)