Pashkët festë në Gjirokastër e qytete të tjera në Jug
Gjirokastra ka festuar deri ne oret e para te mengjesit Pashket. Gjithashtu, edhe në rrethin e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinës, besimtarët ortodoksë dhe të krishterë kanë festuar Ringjalljen e Krishit.
GJIROKASTËR– Besimtarët ortodoksë në jug të vendit kanë festuar deri në orët e parë të mëngjesit të ditës së sotme ringjalljen e Jezu Krishtit, Pashkët.
Festa e Pashkëve, ka mbedhur në Kishën e Shën Mëhillit në lagjen Varosh, si dhe në Kishën Shën Sotiri, në lagjen “Pazari i Vjetër”, mijëra besimtarë orthodoksë, të cilët mbanin në duart lule dhe qirinjë, simbol i paqes dhe i Pashkëve.
At Theodhori Nikolla, udhëheqësi i meshës në Kishën e Shën Mëhillit, lexoi mesazhin e urimit të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse-Autoqefale, Hirësia e Tij, Anastasios Janullatos.
At Nikolla falenderoj besimtarë ortodokës gjirokastrës dhe kryeu më pas ritualin për ringjalljes së Jezu Krishtit. Gjithashtu, edhe në rrethin e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinës, besimtarët ortodoksë dhe të krishterë kanë festuar Ringjalljen e Krishit.
(d.b/BalkanWeb)