E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët përcillen me madhështi në Korcë

 

KORÇE- Besimtarët ortodoksë të qytetit të Korçës përcjellin me madhështi festën e Pashkës. Java e aktiviteteve fetare me rastin e kësaj feste, është mbyllur mesnatën e djeshme ( e shtunë) me ceremoninë që simbolizon ngjalljen e Krishtit, dhe përhapjen e dritës si ngazëllim i jetës dhe shpresës.
Mijra banorë të Korcës, marin pjesë në këtë ceremoni, ku menjëherë pas fjalës së Mitropolitit, Imzot Johani, shpërdahet drita e qirinjve që mbush këtë shesh. " Këndojmë kanonin e Pashkës, duke shprehur gëzimin dhe ngazëllimin e madh për fitoren e Perëndinjeriut mbi mëkatin, errësirën, prishjen dhe vdekjen, e cila është gjithashtu fitorja e të gjithë njerzve dhe e gjithë krijimit, sepse Zoti duke marë natyrën tonë e ringriti atë përsëri, duke i kthyer asaj bukurinë dhe shkëlqimin e parë" tha në fjalën e tij të përshëndetjes së Pashkës Mitropoliti i Korcës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, Imzot Johani.
Kreu i kishës ortodokse për rajonin e Korcës, shtoi se " krizat e mëdha materiale dhe morale që kanë përfshirë të gjithë planetin, të shkaktuara nga lakmia dhe etja për pushtet, e rëndojnë akoma më shumë jetën e njeriut duke e shtyrë shpesh atë në dëshpërim. Për këtë arsye ngjallja e Zotit është fitorja e të gjithëve, sepse duke mundur vdekjen i dha njeriut dritë dhe gëzim".
Festa e Pashkës, vazhdon sot ( e dielë) me urimet dhe vizitat e besimtarëve në selinë e Mitropolisë së Shenjtë në Korçë.

(d.b/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›