E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, protesta e Rames, deshtoi

Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim, e quajti te deshtuar protesten tre ditore te opozites, per hapjen e kutive te votimit. Anetari i kryesise se LSI-se, Dritan Ylli, tha dje se opozita kerkon vetem te dhunoje shtetin ligjor, permes gjoja kerkeses per hapjen e kutive te votimit. Kerkese qe sipas Yllit, bie ndesh me ligjshmerine e procesit zgjedhor. "E gjithe kjo eshte vetem nje perpjekje e marre e tij, per te nenshtruar shtetin ligjor dhe pavaresine e institucioneve. Ndaj qytetaret e refuzojne mashtrimin e tij te sotem, qe eshte thjesht dhe vetem ne sherbim te interesave thellesisht personale te tij dhe te nje klani te ngushte klientelist qe ka perreth",-tha Ylli. Sipas tij, fakti qe protesta degradoi ne nivelin ku kishte me shume cadra, kioska per qofte, stufa gazi dhe disa kioska per nevoja te tjera, verteton me se miri deshtimin e saj. LSI i quajti halucinante, deklaratat e Rames te bera nje dite me pare, se ne protesten e opozites ne shesh moren pjese mijera vete. Sipas kesaj force politike, edhe ne sondazhe serioze sic ishte ai i "Zerit te Amerikes", u tha se 76 per qind e shqiptareve ishin kunder protestes dhe bojkotit. Cka sipas LSI-se, eshte nje deshmi e qarte e refuzimit kategorik qe shqiptaret ju bejne ekstremizmave anti-integrim. "Refuzimi i gjere nga qytetaret shqiptare, eshte shprehja me e mire e deshires se te gjithe shqiptareve per integrim dhe jo per radikalizem ekstremist, qe percon fryme te vjeter. Kjo fryme e vjeter u shfaq ne menyre te trishte nga perfaqesuesit me te vjeter, te politikes me te vjeter te Partise se Punes", vijoi akuzat Ylli. LSI-ja shprehet se antikauza qe perqafoi Edi Rama dhe te vjetrit e PS, eshte sot me larg Evropes, sesa edhe vete Partia Socialiste e vitit 91. Nga ana tjeter, kjo force politike kritikoi edhe abuzimet qe po behen nga ana e bashkiakeve socialiste, qe po perdor nepunesit per protestat e opozites. Sipas LSI-se, sjellja e vendoreve te majte, eshte e denueshme per shperdorimin qe ata po i bejne administrates ne varesi te tyre. "Procesi i integrimit evropian dhe hapi i pare i madh i liberalizimit te vizave, eshte nje proces i pandalshem. Shqiptaret duan kete dhe jo frymen destabilizuese, shqiptaret duan qetesine dhe jo kaosin, shqiptaret kerkojne nje Shqiperi evropiane dhe jo Republiken ish-komuniste te Edi Rames. Shqiptaret duan stabilitet dhe respektimin e shtetit ligjor dhe jo trille apo endrra, per zgjedhje te parakohshme", vijoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›