Berisha: Kutite nuk do te hapen
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, tha dje prere ne mbyllje te protestes tre ditore te opozites, se kutite e votimit nuk do te hapen kurre. "Ne menyre kategorike vendimi i gjykates nuk do te mund te permbyset as nga ata qe une thashe dje, as nga ai, po u ngrit lugat per t'i ndihmuar. Te harrojne se mund te behet kjo gje", theksoi dje Berisha. Ky qendrim sipas tij, nuk do te mund te ndryshoje, jo tre dite te zgjase protesta e opozites, por edhe nese zgjat tre vjet apo pafundesisht. Qendrimi i kryeministrit u be publik, pas dhenies se ultimatumit nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, se protestat do te vijojne, nese kutite e votimit nuk do te hapen. Pa e zgjatur shume, kryeministri i beri te qarte Rames, se kutite e votimit nuk do te hapen, sa do qe protestat e se majtes mund te pershkallezohen. Perballe ketij paralajmerimi, kreu i qeverise theksoi se ai mbetet i hapur per dialog, por vendimi i dhene nga gjykatat per zgjedhjet, nuk ndryshon. "Jam dhe mbetem i hapur per dialog dhe kam bere nje oferte shume serioze, por cdo gje duhet te bazohet mbi te verteten dhe jo mashtrimin. Eshte ne detyrimin tim madhor, te garantoj protesten e cilitdo qytetar te ketij vendi dhe kjo eshte e qarte se ndodhi dhe do te ndodhe. Tani, vazhdon tre dite, vazhdon tridhjete dite, vazhdon tre muaj, vazhdon ne infinit, keto jane ceshtje jo te miat, jane vendimmarrje qe dalin teresisht jashte kompetencave te mia", beri te qarte kreu i qeverise. Sipas tij, te pretendosh se nuk ka vendosur gjykata, ne nje kohe kur gjykata ka shqyrtuar ne themel, ankesat e bera per qarqe si Berati, Fieri etj, atehere do te thote te ndertosh strategjine tende mbi mashtrimin, ashtu sic po vepron sipas kryeministrit opozita. "Pra vendimi i dhene per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, eshte i formes me te prere. Zgjedhjet kane certifikimin me te plote ne historine e ketij vendi. Ata qe nuk duan te pranojne voten e shqiptareve, kane problem me veten e tyre, shqiptaret kane votuar, zgjedhjet jane certifikuar, une keto mund te theksoj dhe e theksova edhe dje", vijoi kreu i qeverise. Perpos ketij qendrimi te prere, Berisha u shpreh i gatshem edhe i hapur per dialog me opoziten. Madje sipas tij, ai i ka bere nje oferte shume serioze te majtes per reformat, sic eshte ajo zgjedhore, duke u bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR, por cdo gje duhet te bazohet mbi te verteten dhe jo mashtrimin. Kreu i qeverise, akuzoi te majten se problemet i ka me veten dhe me asnje tjeter.