E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Opozita do te perfundoje ne koshin e plehrave te historise

Deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka, tha se mazhoranca do te hedhe ne koshin e plehrave te historise, te gjithe ata qe kerkojne te permbysin demokracine dhe te vijne me dhune ne pushtet. "U bej te qarte, se ne qe hodhem ne koshin e plehrave te historise baballaret e tyre, jemi te gatshem dhe ju premtojme se do ju rezervojme te njejtin fat, ne mos me keq, kelysheve te Bllokut ne se ju shkon ndermend te permbysin demokracine e te kerkojne te vijne ne pushtet me dhune", tha dje Paloka per perfaqesuesit e opozites. Sipas tij, ata po kerkojne tu tregojne shqiptareve, se kane vetem nje qellim, nje deshire, qe eshte etja per pushtet. "Cuni i Kristaqit, cuni i Sule Bushatit, cuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit, se bashku me ministrin e fundit te Sigurimit te Shtetit, ministrin e fundit qe qendronte ne krah te Ramiz Alise ne 90-en dhe eksponente te mafies se kuqe, duan te vijne ne pushtet me dhune", vijoi akuzat Paloka, duke shtuar se sipas tij, "kelyshet e rrahur vetem lehin e kuisin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›