E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Opozites: Askush nuk do te cenoje demokracine

Ne mbyllje te protestes maratone te opozites, edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se askush nuk mund te cenoje sistemin e demokracise ne vend. E pranishme ne nje aktivitet te zhvilluar ne Kuvend, me rastin e 20-vjetorit te nenshkrimit te Konventes se OKB-se per te drejtat e femijeve, Topalli tha se Shqiperia kaloi shkelqyeshem proven e saj te 28 qershorit, se ato ishin zgjedhje te lira e te ndershme, se institucionet jane legjitime. "Kushdo qe mund te mendoje se mund te sulmoje apo te perpiqet, me instrumente te paligjshme te cenoje ligjshmerine, natyrisht qe gabohet rende", u shpreh kryetarja e Kuvendit. Sipas saj askush, as bijte, as ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alise, as emrat e Xhelileve, te Hamidve apo te te tjereve, nuk mund te guxojne qe te cenojne ligjshmerine dhe punen e Parlamentit, qeverise dhe institucioneve. "Per ne s'ka gje me te rendesishme dhe gje me te bukur, sesa te shohim demokracine shqiptare, funksionale, eshte nje demokraci e pakthyeshme ndaj dhe shteti ligjor eshte gjeja me e rendesishme per ne, eshte gjeja me e shtrenjte dhe me e shenjte per ne dhe askush nuk mund te guxoje qe te preke kete sistem te demokracise", vijoi ajo. Ndaj sipas saj, mazhoranca do te vijoje detyren e saj, te vazhdoje rrugen e saj. Topalli permendi se pas pak ditesh, mazhoranca do te votoje buxhetin e shtetit per vitin 2010, qe eshte programi i qeverise i perkthyer ne ligj ne Parlament, i cili eshte shtuar me 600 milione dollare te tjere dhe te gjitha keto para, jane per ekonomine shqiptare, jane per ekonomine familjare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›