E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita duhet te ndertoje nje aleance sa me te madhe politike

Ndryshe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili shprehet se Partia Socialiste mund të fitojë e vetme në zgjedhje, koordinatori i “Opozitës së Bashkuar” Preç Zogaj, thekson se aleanca opozitare duhet të zgjerohet akoma më shumë. Sipas tij, sistemi zgjedhor është më së shumti një sistem i koalicioneve të mëdha dhe jo i partive të mëdha.
Referuar largimit të Partisë Demokristiane nga radhët e koalicionit opozitar, Zogaj mendon se ishte një lëvizje e gabuar e kësaj force politike. Për të, pretendimet e demokristianëve se Partia Socialiste nuk mbrojti kërkesat e partive të vogla për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, ishin të pabaza.
Për koordinatorin e “Opozitës së Bashkuar”, koalicioni opozitar duhet që mbi të gjitha të prezantohet në fushatë me një program të detajuar politik, dhe mbi këtë program ajo të identifikohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›