LSI zgjedh kryetarin e ri per Tiranen

Levizja Socialiste per Integrim ka zgjedhur dje kreun e ri per degen e Tiranes. Ne procesin zgjedhor kane marre pjese 4288 votues nga rreth 7300 anetare pra rreth 60 per qind e efektivit te LSI-se per Tiranen. Nga njesite apo pjesemarrja e strukturave te LSI-se sipas njesive rezulton me treguesit me te mire te pjesemarrjes ne votim njesia numer 2 me 740 votues nderkaq qe me dobet rezulton njesia numer 9 me 207 votues - ka pohuar pas ketij procesi sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Ai deklaroi me tej se ky proces shenon cilesisht nje standard tjeter efektivisht i jep nje vlere dhe nje dimension tjeter parimit nje anetar - nje vote. Dhe nga ana tjeter krijon mundesine te bejme nje test dhe nje njohje reale te gjithe strukturave te LSI-se ne Tirane cka na mundeson qe te programojme me mire punen ne funksion te pergatitjeve per te kurorezuar me sukses edhe betejen apo sfiden e ardhshme politike apo elektorale ate qe ka te beje zgjedhjet e aferta per qeverisjen vendore - deklaroi sekretari i Pergjithshem i LSI-se.