E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kasat zero kosto per biznesin

Kryeministri shpjegon skemen e mbulimit te kostos. Akuzat e PS-se per interesa mafioze.

Vendosja e kasave fiskale nuk do te kushtoje asnje lek per biznesin. Deklarata u be nga Kryeministri Sali Berisha pas akuzave te perseritura te opozites per kete ceshtje. Berisha ritheksoi se vendosja e kasave fiskale eshte nje nga reformat me te rendesishme ne historine e ekonomise shqiptare dhe te vendit sepse ato jane pasaporta biometrike per biznesin. Lidhur me akuzat e socialisteve kreu i qeverise pohoi se selia roze po perdor te njejten melodi si per pasaportat biometrike por kete here per interesa mafioze.

Kostoja zero Ky eshte nje proces jetik dhe pavaresisht se ky proces te imponon nje transparence e cila te jep nje siguri me te madhe ka dhe kundershtite e vogla te vetat. Ky proces do ti kushtoje biznesit zero. Ky eshte vendimi i qeverise. Te gjithe biznesit te madh kasa do ti zbritet ne shpenzime. Biznesit te vogel qe nuk i llogariten shpenzimet kasat do ti zbriten teresisht ne taksa. Mund te ishte dhe nje menyre tjeter mund te njihnim edhe vetem nje sasi te caktuar ne taksa dhe shpenzime por jo ne kemi vendosur qe kjo ti kushtoje zero biznesit - theksoi Kryeministri. Akuzat e socialisteve kunder kasave fiskale - shtoi ai - jane e njejta melodi si per pasaportat biometrike por kete here behet per interesa mafioze. Si mund te derdhesh lot krokodili per kasat ne nje kohe kur kasa kushton jo me pak se taksa e emrit qe vendos ai dhe qe eshte i vetmi ne Evrope qe vendos takse per emrin dhe qe e detyroi qeverine te nderhynte ne ligj per te percaktuar kufirin tek thana sepse nese biznesmeni do ta quante tabelen p.sh. Sokol apo Agim ai do te gjobitej me 400 mije leke takse emri. Dhe keta njerez dalin e derdhin lot - tha ai. Kryeministri garantoi se kasat do te vihen dhe asgje nuk do te mund te pengoje vendosjen e kasave sepse ky eshte nje kusht per modernitetin dhe evropianizimin e shitjeve ne Shqiperi sikunder do te kushtoje zero cdo biznesi vendosja e tij. Ky eshte vendimi i qeverise. Ata qe kane frike edhe tmerr nga kasat jane farefisnia e klaneve te ngerthyera me ta dhe po te vazhdojne do tua vertetojme nje nga nje - deklaroi Berisha. Kreu i qeverise premtoi se per ato biznese per te cilat cmimi i tyre eshte i paperballueshem qeveria do te beje rimbursim te vleres porse kasat do te vendosen me cdo kusht. Po i adresoj nje mesazh miqesor biznesit shqiptar duke i kerkuar mirekuptimin se kasat fiskale jane nje detyrim i caktuar nga Bashkimi Evropian sic eshte ai i pasaportave biometrike qe vertet kushtojne. Por pa marrjen e tyre do ti shohim vizat me dylbi. Dhe pikerisht pasaporta biometrike per biznesin jane kasat fiskale - ka deklaruar gjate nje mbledhjeje qeverie Kryeministri Berisha per komunitetin e biznesit. Kreu i qeverise iu drejtua komuniteti te biznesit miqesisht per tu treguar atyre se detyrimet ndaj BE-se jane kushte te detyrueshme per tu zbatuar pasi keshtu ne plotesojme standardet e kerkuara duke iu referuar pasaportave biometrike te cilat per qytetaret ishin disi te kushtueshme por plotesimi i atij standardi beri qe Shqiperia te prese me dite te realizohet liberalizimi i vizave pasi BE ka vleresuar reformat e bera nga qeveria ne kete drejtim. Pajisja me kasa fiskale eshte plotesimi i nje standardi tjeter qe ka te beje me zbatimin e legjislacionit fiskal. Kreu i qeverise duke iu referuar pretendimeve te tregtareve se kostoja e kasave eshte e larte premtoi se qeveria do te gjeje nje zgjidhje per ti rimbursuar ata por me cdo kusht qe duhen vendosur kasat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›