LSI zgjedh sot kryetarin e ri te partise mes Ilir Metes dhe Luan Rames

LSI zgjedh sot kreun e ri mes kryetarit aktual Ilir Meta dhe Sekretarit të Përgjithshëm Luan Rama.
Në orën 08:00 në 159 qendra votimi në vend nisi votimi për kryetarin e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që mbi 36 mijë anëtarët e kësaj partie do të votojnë për kryetarin e ri, mandati i të cilit parashikohet 4 vjet. Votimi u mbyll rreth orës 18:00.
Manjani: Pjesëmarrje e lartë në votime
Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSI-së. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në LSI, Ylli Manjani, bëri të ditur se pjesëmarrja në votime ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave. Mësohet se në votime kanë marrë pjesë 31.422 anëtarë të LSI-së nga 36 mijë anëtarët e saj.
Sipas Manjanit, sot në mbrëmje mund të publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.
Meta pas votimit: Procesi i votimit, transparent
Rreth orës 14:30 ka votuar edhe kreu aktual i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ka vlerësuar pjesëmarrjen e lartë në votime dhe ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e këtij procesi transparent për të shprehur mendimin e lirë.
“Një ditë plot pjesëmarrje në këtë konkurrim për zgjedhjen e kryetarit dhe delegatëve javën e ardhshme. Përshëndes të gjithë ata që kanë marrë pjesë. Pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë. I ftoj të gjithë të vazhdojnë të bëhen pjesë e këtij procesi transparent dhe të shprehin mendimin e tyre të lirë”- deklaroi Meta.
Luan Rama: Në garë ballafaquam mendimin ndryshe
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i është drejtuar kutisë së votimit rreth orës 10:30 minuta, ku pasi ka kryer procesin e votimit ka dhënë një deklaratë për mediat, në të cilën ka vlerësuar garën brenda LSI-së-së.
“Ne përmes fushatës së zgjedhjeve konfirmojnë së në jetën politike shqiptare, LSI ka garantuar votën e fshehtë të çdo anëtari dhe ka të bëjë me faktin se realizuam një garë ku ballafaquam mendimin ndryshe. Ballafaqimi i alternative, gara dhe konkurrenca e ndershme janë vlera që rrisin vlerën e demokracisë brenda partisë dhe më pas në të gjithë vendin”,- deklaroi Luan Rama.
Vasili: Procesi transparent dhe korrekt
Petrit Vasili, në cilësinë e kryetarit të komitetit organizativ të këtyre zgjedhjeve tha menjëherë pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, se deri më tani procesi zgjedhor po vijon normalisht. Ai nënvizoi gjithashtu faktin se ka pasur një interes dhe pjesëmarrje të lartë të votuesve në këto zgjedhje, të cilat i vlerësoi të pashembullta, për organizimin, korrektesën dhe masivitetin në votim.
“Procesi zgjedhor ka pasur një ecuri jashtëzakonisht të sukseshme, ka një pjesëmarrje të lartë votuesish. Në gjithë vlerësimin deri në këto momente që flasim, rezulton se është një proces i pashembullt qoftë sa i takon organizimit, korrektesës ashtu dhe masivizimit në votim”tha Vasili .
Në çdo qark, është ngritur dhe funksionon një komision zonal i qendrës së votimit, i cili ka për detyrë të mbikqyrë dhe të monitorojë në vazhdimësi procesin. Ndërkohë, procesi i numërimit, do të bëhet në komisionin e qarkut.