E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Martiret e gjalle te lirise asgje te perbashket me trafikantet

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot lidhur me grevën e ish-të ëprndjekurve politkë. Në një deklaratë ëpr mediat zëdhënsja e selisë vblu Bilvi bardhi tha se martirët e gjallë të lirisë nuk akne asgjë të përbashkët me trafikantët, amoralët dhe gjobvënësit, ndërsa akuzoi kreun e PS-së se derdhi lotë krokodili për grevistët e grevës së tij personale dhe aleancës së tij Rama – Tufa – Patrioti. Sipas saj kreu i PS deklaroi haptas se ai do të anullojë ligjin e dëmshpërblimit siç bëri kur ishte në pushtet.

“Në emër të aleancës së re, kryetari i Partisë Socialiste në një histeri të papërmbajtur në Kongresin e Grave Socialiste, u bë avokat i zjarrtë i Tufës së dënuar 7 vjet për trafik të vajzave dhe grave shqiptare dhe Patriotit të tij amoral e gjobvënës. Duke dënuar me përçmim avokatinë e neveritshme të kryetarit të Partisë Socialiste ndaj Tufës, Patriotit dhe aleatëve të tjerë si ata, Partia Demokratike deklaron se dhjetra mijëra martirë të gjallë të lirisë, viktima të shtypjes së egër të etërve mizorë të Edi Ramës, nuk i bashkon asgjë me aleatët e rinj të Edi Ramës
Martirët e gjallë të lirisë nuk kanë asgjë të përbashkët me ata që me urdhër të Ramës në një akt terrorist ndaj ëndrrës së tyre europiane, i vënë flakën tjetrit me çregullime psiqike ditën që do të vendosej rekomandimi i Komisionit Europian për statusin e kandidatit për Shqipërinë, kurse vetë këta kriminelë me tre emra që djegin për qëllime politike njerëz të gjallë, jetojnë në vila luksoze në Korfuz”- tha Bardhi.

Më tej zëdhënësja shtoi se martirët e gjallë të lirisë nuk kanë asgjë të përbashkët me ata të cilët nga shumica aktuale dhe qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike kanë marrë mbi 60 mijë Dollarë për person dhe mashtrojnë para kamerave se nuk kanë marrë asgjë dhe kjo se kështu porositen, apo vetëm e vetëm se kanë shitur pasuritë e marra për bixhoz.

“Martirët e gjallë të lirisë, nuk kanë asgjë të përbashkët me mashtrues ordinerë që shpërblehen me mbi 1 mijë Euro në muaj për azil politik në vende mike dhe para kamerave deklarojnë se po vdesin nga mjerimi”- tha ajo e cila akuzoi Ramën për lidhje të ngushta, të babait të tij biologjik, për varjen e tyre në litar apo pushkatimin e tyre dhe kjo edhe pas renies së Murit të Berlinit.
“Lidhjet tuaja me të përndjekurit politik janë lidhje tmerri sepse ato janë lidhjet e dajos tënd, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Koleka që në dhjetor të vitit ‘90 do të bënte thirrje të hapur për gjakderdhje për të mos dorëzuar pushtetin.
Lidhjet e neobllokmenit Edi Rama me të përndjekurit politik janë cinike dhe poshtëruese ndaj tyre”
Ato janë lidhjet e lirimit nga burgu dhe dëmshpërblimit të xhelatëve të tyre si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Aranit Çela, Simon Stefani, Rapi Mino etj… etj… dhe anullimi i plotë i dëmshpërblimit të viktimave të rregjimit të etërve tuaj.” Vijon deklarata e selisë blu.

Ndërkaq Partia Demokratike pohon edhe një herë se dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë e konsideron si detyrimin më madhor, ligjor, moral të saj dhe garanton të gjithë martirët e gjallë të lirë se mirënjohëse me qëndresën e tyre mbinjerëzore ajo në përputhje me ligjin e miratuar sëbashku me ta, do të shlyejë brenda afateve ligjore detyrimin madhor, moral dhe ligjor të shoqërisë shqiptare ndaj tyre dhe se pushteti i neobllokmenëve nuk do të restaurohet më!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›