Zgjedhja e presidentit, shumica larg kompromisit për emrin

Ideja e hedhur nga kreu i Aleancës Demokaristiane, Zef Bushati për emërimin e presidentit të ri, fut në diskutime aleatët e Partisë Demokratike.
Ndërkohë, që legalistët nuk do të përfshihen në këtë debat duke i qëndruar idesë së monarkisë, liberalët demokratë e Arian Starovës, e shohin të hapur garën e emrave, për kreun e shtetit ndër rradhët e PD-së.
Për sa i përket pjesës së debatuar për ndryshimet kushtetuese kreu PBLD, Arian Starova dhe ai i legalistëve Ekrem Spahia, megjithëse pranojnë problematikën që ka ligji themeltar kundërshtojnë idenë se kushtetta mund të ndryshohet një herë në dy vjet.
Ndërsa një ditë më parë kryeministri Sali Berisha, tha qartë se mazhoracna nuk është e prirur të bërë ndryshime kushteteuse, të cilat në thelb lidhen me karrige të caktuara.