LSI:Përgjegjësia e integrimit nuk ushtrohet në konferenca
“Në emër te LSI shpreh angazhimin maksimal te saj si force politike parlamentare, dhe të gjithë përfaqësuesve të saj ne administratën shtetërore për plotësimin me sukses e në kohë të kësaj sfide të jashtëzakonshme që tregon jo vetëm kapacitetet kombëtare për të vlerësuar stadin zhvillimor të sotëm por edhe vizionin tonë për të ardhmen”, u shpreh ai.Ndërkohë, ai ka përshëndetur zërat-siç i quajti-racional që vijnë nga opozita, për t’u kthyer ne parlament dhe për te kontribuar ne këtë proces. “Përgjegjësitë kombëtare ndaj integrimit nuk ushtrohen nga qoshet e konferencave të shtypit që përpiqen të nxijnë çdo realitetin, por me kontribute konkrete legjislative dhe me mbështetje e vullnet të qartë politik”, vijoi numri dy i LSI-së.