E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i 48-të, Halilaj dhe Hoxha kalojnë në finale

Goldi Halilaj dhe Iris Hoxha janë dy këngëtaret e përzgjedhura nga juria e festivalit për të garuar për çmimin e madh. Ndërkohë, mbrëmja e sotme do t’i dedikohet tërësisht dueteve. Njëzet artistët pjesëmarrës do të interpretojnë këngët e tyre në duet me artistë të tjerë të zgjedhur nga vetë ata.    Festivali i 48-të i këngës në RTSH solli në dy netët e tij të para 36 këngë të reja nga artistë të njohur dhe të rinj. Vlerësimi i këngëve i është besuar emrave të njohur të artit shqiptar, si Luan Zhegu, Zana Çela, Saimir Braho, Flamur Shehu e Agron Tufa.     Të dielën do të jetë dhe nata finale e festivalit ku juria do të përzgjedhë këngën dhe këngëtarin më të mirë që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Euro Song 2010” në Oslo të Norvegjisë.                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›