LSI:Pr/buxheti për zgjedhje, nuk zgjidh varfërinë
LSI i kërkon publikisht qeverisë që në mënyrë të përgjegjëshme të reflektojë e ndryshojë shifrat e buxhetit që kanë të bëjnë drejtpeërdrejt me luftën kundër varfërisë sepse thellimi i saj do të shtonte tensionet sociale dhe pasigurinë
TIRANE- LSI kundërshton pr/buxhetin e qeverisë për vitin 2009. Në një deklaratë për shtyp në emër të LSI, nënkryetarja Filloreta Kodra tha se pr/buxheti nuk ul varfërinë por i shërben zgjedhjeve të ardhshme.
“Mund të thuhet me gojën plot se Fondet e parashikuara për Politikat sociale për vitin 2009 realisht nuk kanë asnjë rrije. Rritja prej 0,1% e GDP e ndihmës ekonomike është aq qesharake sa kjo kuptohet nga cdo qytetar e jo më nga ekspertët e ekonomisë.“- tha Kodra.
nënkryetarja e LSI shtoi se në pr/buxhet nuk parashikohet asnjë lek kompensim për rritjen e cmimit të energjisë si dhe nuk jaën parashikuar pasojat e krizës.
“Ndërsa vendet fqinjë me Shqipërinë po marrin masa për të përballuar krizën financiare, që po rrezikon të kthehet në krizë të ekonomisë reale, qeveria shqiptare jo vetëm që nuk ka një plan konkret ndërhyrje antikirizë,. Por vazhdon të përsërisë se Shqipëria nuk rrezikon të përfshihet nga kriza Ndërkohë shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë”.
Sipas LSI me këtë projektbuxhet qeveria ka vetëm një objektiv atë të “realizimit të tymnajave demagogjike elektorale që do të thellojnë në mënyrë të frikëshme varfërinë dhe do t’i shtojnë defterët e të varfërve që nuk mund të paguajnmë as ushqipet e tyre në vend që të ndodhte e kundërta”.
Në fund Kodra tha se LSI i kërkon publikisht qeverisë “që në mënyrë të përgjegjëshme të reflektojë e ndryshojë shifrat e buxhetit që kanë të bëjnë drejtpeërdrejt me luftën kundër varfërisë sepse thellimi i saj do të shtonte tensionet sociale dhe pasigurinë për të nesërmen në mijra e mijra familje shqiptare.”
(s.g/BalkanWeb)