Temperaturat e ulëta,drejtoria e emergjencave merr masa
Temperaturat e ulëta mbi të gjithë territorin paralajmërojnë ngrica dhe vështirësi në qarkullim për 24 orët e ardhshme. Drejtoria e emergjencave civile pranë ministrisë së brendshme, njofton se janë marrë masat për hedhjen e skorjeve në rrugët problematike, ndërsa vëren se situate në vend, pas një dite moti të përkeqësuar tashmë, mund të konsiderohet e tejkaluar. Sipas Ollit, ka ende zona e komuna të bllokuara për shkak të borës së rënë 24 orë më parë. Sa u takon rrugëve nacionale, nuk ka asnjë të tillë të bllokuar apo që paraqet problem në qarkullim. Përkeqësimi i konditave atmosferike ka shkaktuar një situatë emergjence edhe në kryeqytet, ku disa banesa në njësinë numër 11 janë përmbytur. Bëhet fjalë për një grup shtëpish në Paskuqan, të cilat janë ndërtuar në të njëjtin nivel me lumin e Tiranës.