E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, fabrika e tullave kthehet në ndotësin më të madh të zonës

Banore te fshatit Bulq ne rrethit e Krujës ankohen për ndotjen qe u shkakton fabrika e tullave e cila zhvillon aktivitetin e saj prej disa kohesh ne kete zone 

KRUJE- Një fabrikë e ndërtuar në fshatin Bushq të rrethit të Krujës është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, për shkak të ndotjes që ajo shkakton. Ajo punon me mazut dhe nga djegia formohen gazra helmuese, tym dhe blozë, të cilat u shkaktojnë banorëve probleme shëndetësore, sidomos në organet e frymëmarrjes. Sipas vetë banorëve, kjo fabrikë ka shkaktuar ndotje edhe në tokë, nga derdhja e mazutit në kanale, duke u kthyer në një problem të madh edhe për prodhimet bujqësore. Banorët shprehen se janë ankuar edhe në komunë, por askush nuk i ka marrë për bazë ankesat e tyre. Ata thonë se fabrika vihet në aktivitet të plotë gjatë natës, duke u bërë një ndotës i keq, duke shkatërruar gjithçka përreth.
(O.Zh, BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›