LSI,letër Topallit për kodin zgjedhor

LSI kërkon rihapjen e diskutimeit për kodin zgjedhor. Pas refuzimit që kreu i PS-së Edi Rama i ka bërë thirrjes për bashkëpunim të Ilir Metës, kreu parlamentarëve të LSI Pëllumb Xhufi, kërkon mbështetjen e Jozefina Topallit. Në një letër drejtuar kryeparlamentares së vendit, xhufi kërkon që të merret në konsideratë kërkesa për t'i bërë kodit përmirësimet e nevojshme, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mos kontestohen. "Në funksion të arritjes së një konsensusi maksimal për kodin zgjedhor,kërkojmë në cilësinë e Kryetares së Kuvendit për një mendim të specializuar në një kohë sa më të shkurtër, institucioneve prestigjoze ndërkombëtare si OSBE/ODIHIR, Komisionit të Venecias dhe Misionit Euralius në Shqipëri. Ne gjykojmë se duhet bërë çdo përpjekje për të hapur më tej procesin e miratimit të kodit zgjedhor,duke përfshirë këtu edhe thithjen e ekspertizës më të specializuar ndërkombëtare në këtë fushë" u shpreh Xhufi. Klasa politike duhet të tregojë sipas Xhufit vullnet dhe përgjegjësi maksimale, pasi zgjedhjet parlametare të 2009-ës, janë të një rëndësie historike për shqipërinë dhe proceset e saj integruese. Si të tilla ato duhet të realizohen sipas standarteve të kërkuara dhe të pranueshme nga të gjithë, nëvizon Xhufi në këtë letër drejtuar kryetares së kuvendit.