E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godina e juridikut,ekspertët:Me rrezikshmëri të lartë

Godina e fakultetit të juridikut është e pabanueshme dhe me rrezikshmëri të lartë jetën e studentëve. Grupi I ekspertëve nga ministria e transporteve që po hetojnë mbi ndërtimin, kanë përfunduar se në mjediset e fakultetit nuk mund të tolerohet prania e të rinjve pasi në raste tërmetesh nuk jepet garanci përqendrueshmërinë e saj. Rektori i universitetit Dhori Kule, zbardh raportin e ekspertëve. Pas gati i muaj ndërprerjeje mësimi, fakulteti i juridikut u është rikthyer auditoreve të cilët janë improvizuar pranë kinoklubit të qytetit studenti. Por, kjo zgjidhje e përkohshme ka corientuar të rinjtë, të cilët leksionet duhet të zhvillojnë paradite në këto mjedise,ndërsa seminaret pasdite në gjimnazin Petro Nini. Edhe pse për 2500 studentët e drejtësisë është dhënë një zgjidhje emergjente, fakulteti i shkencave sociale vijon ende të mos zhvillojë mësimin, kjo pasi fakulteti i gjeologji minierave nuk u ka mundësuar hapjen e auditorëve pasdite, dhe e vetma alternativë e hapur për ta mbetet Kamza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›